Në fokus

September 7, 2018 | 11:18

OBSH: Në Shqipëri gjysma e popullsisë në rrezik. Ja përse…

Kequshqyerja, abuzimi me cigare dhe alkool ka bërë që në vendin tonë të shtohet numri i pacientëve në spitale. Numri i të prekurve nga sëmundjet të zemrës, tumoret apo dhe hipertensioni në 5 vitet e fundit është rritur me 3 herë më shumë. Po nëse do kryenim aktivitet fizik situata do ishte më mirë, thonë ekspertët.

Sipas një studimi të kryer së fundmi 45 % e popullsisë në Shqipëri raportohet të mos kryejë asnjë aktivitet fizik. Ky studim i kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe i botuar në revistën shkencore Lancet, tregon mungesën e aktivitetit fizik në 168 shtete në botë, ku Shqipëria dhe Ballkani, renditet në një nivel mesatarisht negativ (30-45 %).

Më shumë se 1.4 miliardë të rritur po e vënë veten në rrezik të lartë të sëmundjeve vdekjeprurëse duke mos marrë stërvitje të mjaftueshme, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

OBSH citon se një e treta e grave dhe një e katërta e meshkujve në mbarë botën janë në vijën e “rrezikut”për jetën, siç janë sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri, nëse ata nuk kryejnë aktivitet fizik.

Hulumtuesit zbuluan se nuk kishte pasur përmirësime në nivelet e aktivitetit fizik që nga viti 2001, të studiuar më parë, pavarësisht nga iniciativat e shumta të shëndetit publik që lartësonin përfitimet e stërvitjes, në të gjithë botën.

OBSH thotë se mungesa e aktivitetit të rregullt fizik rrit rrezikun e shëndetit të dobët, duke përfshirë sëmundjen kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe diabetit, si dhe sëmundjet e shëndetit mendor.

“Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm është një faktor kryesor i rrezikut për sëmundjet jo-ngjitëse dhe ka një efekt negativ në shëndetin mendor dhe cilësinë e jetës”, tha studimi i niveleve të stërvitjeve botërore të publikuara nga The Lancet Global Health Journal.

OBSH rekomandon që çdo i rritur të bëjë të paktën 150 minuta stërvitje “me intensitet të moderuar”, të tilla si ecje të shpejtë, çiklizëm, not çdo javë ose 75 minuta aktivitet intensiv të drejtuar nga një profesionist.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top