Në fokus

March 28, 2020 | 10:55

Rikthehet ora verore, nga nesër akrepat shkojnë 60 minuta para

Nga nesër, në orën 02:00 të mëngjesit akrepat e orës lëvizin 60 minuta para, duke shkuar në 03:00 dhe zyrtarisht kalojmë në atë që njihet, ora verore.

Këtë vit, ditën e diel më 29 mars shënohet fillimi i llogaritjes së orës verore. Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Ky ndryshim do të thotë se kemi mundësi të shijojmë një orë më shumë dritën e diellit, por edhe humbim një orë gjumë. E pavarësisht avantazheve psiko-fizike që na jep ekspozimi në diell mund të kemi edhe disa shqetësime që i përkasin kryesisht orës biologjike e cila mban në ekuilibër pushimin dhe aktivitetin.

Gjëja e parë që duhet të bëni për t’iu përshtatur kohës së re është të evitoni të qenit në alarm. Ora verore përfaqëson thjesht një alternim të zakoneve të përditshme, në veçanti të bioritmit. Truri dhe trupi ynë kanë nevojë për disa ditë që t’i përshtaten ndryshueshmërisë.

Mënyra më e mirë për të minimizuar efektet negative, sipas mjekëve është që të zgjoheni çdo ditë në të njëjtën orë dhe jo një orë më vonë. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top