Këshilla & Arsye

March 28, 2020 | 12:08

Xhoi Jakaj: Karantina e vështirë dhe dëmi i qëndrimit gjatë në shtëpi

Ditët e para dukej dobiprurëse, sepse familja u bashkua, u kuptua nga të gjithë sa shumë punë bëjnë gratë nëse janë shtëpiake, dhe sa të mbingarkuara gjenden ato me punët e shtëpisë nëse janë në marrëdhënie pune ose drejtuese në një dikaster shtetëror ose privat.

Xhoi Jakaj, Doktore Shkencash, autore librash për adoleshentët

Xhoi Jakaj, Doktore Shkencash, autore librash për adoleshentët

Por pas dy javësh, kur truri është tejngopur me lexim, sistemim dhe punëra të ndryshme në shtëpi, fillon dhe agravon gjendja depresive që te shumë persona shkakton dëm të madh në organizmin e njeriut, i cili shprehet në disa forma në shumicën e popullatës së vetizoluar…..

1-Nervozizmi ose irritimi i pazakontë, nerva të tendosura herë pas here pa një arsye konkrete?!
2-Gjendja vazhdimisht trishtuese, ankthioze ose boshe fare. Bota të duket e zbrazët, e kjo sjell panik të pakontrollueshëm?
3-Lodhja e pazakontë, niveli i ulët i energjisë, mungesë dëshirë për leximin dhe punët që kë bërë ditët e mëparshme?
4-Humbja e oreksit me humbje peshe, ose ngrënie e vazhdueshme me shtim në peshë…
5-Shqetësimi i gjumit dhe pagjumësia, zgjimi herët në mëngjes ose gjumë i gjatë dhe i rëndë!
6-Ndjenjat e mungesës së shpresës, pesimizmit, fajit, pavlefshmërisë nga mungesa ekonomike për vazhdimësinë e qëndrimit në shtëpi!
7-Problemet e vazhdueshme fizike të tilla si dhimbje koke, çrregullime të tretjes ose rëndesë e stomakut.
8-Probleme të tjera si me zemrën, frymëmarrjen, dhimbje kurrizi, dhimbje barku, muskujsh, për shkak të qëndrimit shtrirë me orë të gjata…
9-Humbja e interesit në aktivitete që dikur ishin interesante apo të kënaqshme, duke përfshirë edhe marrwdhënien në çift për shkak të qëndrimit bashkë shumë kohë?
10-Mendimet rreth vdekjes apo ankthi se erdhi virusi e ai gjendet tek doreza e derës, parvazi i dritares, në ushqimet që blejmë, në rrobat e trupit kur kthehemi nga pazari, te prindi, fëmija, gjyshi apo gjyshja si dhe dyshimet me të cilat shikon gjithsecilin pjestar të familjes?

Post Karantina do ketë pasoja të mëdha psikologjike për tërë shoqërinë ku do jetë detyrim të futen në të gjitha institucionet shtetërore dhe private:
1-Psikologë
2-Psikiatër
-Sociologë

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top