Risi

November 3, 2020 | 11:57

Risi / 2L Kërçiku, cilësi dhe profesionalizëm!

 

Shërbimet dentare po zgjedhin të jenë gjithnjë e më pranë pacientëve, duke sjellë pranë tyre kontrollet parësore, kujdesin e specializuar, shërbimet alternative dhe pararendëse, me një sërë risish që ofron sot shkenca e stomatologjisë. Për klinikën dentare 2L Kërçiku, vendosja në zonën e Alliasit erdhi padyshim si rezultat i një studimi të thelluar, ku lipsej nevoja për një kulturë dentare profesionale dhe shtrirje të rëndësisë së stomatologut në edukimin dentar. Mjekët Gresalda dhe Relian Kërçiku, njëherësh bashkëshortë, thonë se ka stepje, lënie pas dore të shëndetit oral, por se me mënyrat e reja dhe moderne jo vetëm të shërbimeve por edhe praktikave edukative, kanë mundur të jenë një klinikë që i ka bërë për vete pacientët, të vegjël apo të rritur qofshin ata.

img_20200924_112849_894

Problematikat…

Higjiena e gojës është një domosdoshmëri për çdo njeri, por kategoria e cila kërkon më shumë kujdes është ajo e fëmijëve. Të parandalosh është më mirë se sa të kurosh. Problematikë është ortodoncia, degë e cila merret me drejtimin e dhëmbëve, raportet e nofullave dhe problemet e kafshimit. Trajtimi i hershëm, që në moshën 6-7-vjeçare bën që disa anomali të evidentohen dhe trajtohen pa qenë vonë. Këto trajtime nuk shkaktojnë  dhimbje përveçse një periudhë njëjavore dhe zgjasin në varësi të problemit dhe ecurisë. Llojet e aparateve që përdoren janë të lëvizshëm dhe shërbejnë për përfitimin e hapësirave kur keni dhëmbë qumështi apo zgjerim të nofullave.

img-20200924-wa0025Mandej vazhdohet me vënien e aparateve fikse, që janë dy lloje, metalike ose braketa qeramike dhe që përdoren nga çdo grupmoshë. Në Klinikën 2L Kërçiku ekziston dhe një teknikë e re e aparateve Self-Ligating (Damon) e cila i ofron pacientit më shumë komoditet, shkurtim të kohës së trajtimit dhe reduktimin e vizitave për aktivizim të aparatit. Metoda tjetër është Invisa Line, metoda e drejtimit të padukshëm, ku në bashkëpunim me laboratorin tonë bëhet e mundur marrja e masave, dalja e videos 3D para, dhe pas përfundimit të trajtimit mbahen maskerina transparente, të cilat mbahen çdo ditë, rreth 22 orë. Janë komode, të padukshme, hiqen pasi konsumon ushqim dhe ndërrohen çdo tre javë. Numri i tyre varet nga anomalia e çdo pacienti. Në klinikën tonë IDEA LIGN është një zgjidhje që çdo ditë e më shumë po pranohet nga pacientët, sidomos nga moshat mbi 20 vjeç.

img_20200924_112853_187Shërbim i rëndësishëm është edhe implantologjia, insertimi i vidave të titaniumit (impiant) në strukturën kockore për të zëvendësuar mungesat pa dëmtuar dhëmbët. Pas kësaj, pacientët i nënshtrohen një faze të dytë për të pritur osteointegrimin e implantit në kockë për një periudhë 6-mujore. Implantet përdoren për disa arsye: mundësojnë ndalimin e riabsorbimit kockor, shpëtojnë dhëmbët fqinjë, janë punim fiks, i lëvizshëm, nuk shkaktojnë dhimbje, dhe më e rëndësishme, nëse kujdesesh për shërbimin oral, zgjasin përgjithmonë.

img-20200924-wa0019

Në klinikën 2L Kërçiku impenjohemi për të promovuar shëndetin oral te fëmijët, duke qenë një burim edukativ edhe për prindërit. Fëmijët janë pacientët më delikatë, për këtë arsye mundohemi tua lehtësojmë vizitat duke u dhuruar stikera me heronj apo princeshat e preferuara. Më e rëndësishmja pas çdo pune, u dhurojmë certifikatën e guximtarit, të cilën e vendosim në këndin e fëmijëve. Në këtë mënyrë ata nuk frikësohen, por ambientohen dhe vijnë me shumë dëshirë.

img_20200924_112859_362Dr. Relian Kërçiku, endodont, kirurg, implantolog, diplomuar në “Stomatologji” në UT në vitin 2008. Mini master në kirurgjinë orale dhe implantologji. Trajnim në metodat moderne në endodontite. Kurs i formimit të lartë intensiv për fasetat direkte dhe indirekte. Ushtron profesionin me kohë të plotë që prej 2008.

img_20200924_112856_398Dr.Gresalda Thomollari Kërçiku, ortodonte, diplomuar në “Stomatologji” në AU në vitin 2012. Master i Shkencave në Stomatologji, vazhdon specializimin 3-vjeçar në ortodonti, ka kryer trajnime të ndryshme në ortodonti si: ortodontia interceptive në teknikën straight-wire, UZKM. Ortodontia e avancuar straight-wire, Doctor step; L’ortodonzia del paciente in eta evolutiva; Damon, Sistem i avancuar, Ortodoncia funksionale, kurs i formimit të lartë teorik-praktik në aparatet e lëvizshme; kurs i formimit të lartë intensiv në fasetat direkte-indirekte; ushtron profesionin me kohë të plotë prej 8 vitesh.

Shërbimet pranë 2L Kërçiku, kryefjalë garancia

Në Klinikën Dentare 2L Kërçiku do të gjeni të gjitha shërbimet dentare me materiale cilësore, ambiente të këndshme me higjienë maksimale. Shërbimet u dedikohen të gjitha moshave, nga këshillat për dhëmbët e parë të qumështit deri te moshat më delikate, apo pacientët që kërkojnë kujdes më të veçantë klinik. Për të gjithë pacientët ofrohet kontroll i detajuar, përcaktim i diagnozës, plan-trajtim dhe konsultë, të gjitha falas. Realizohen në klinikë të gjitha shërbimet dentare, të kompjuterizuara dhe me grafi digjitale nga ora 08:00-20:00. Stafi i specializuar profesionistësh, duke ofruar mbështetje dhe komunikim të mirë dhe të kujdesshëm. Shërbimet e ofruara në klinikën 2L Kërçiku fillojnë me shërbime parandaluese stomatologjike (fluorizimi) mbushjet e dhëmbëve, shërbimet estetike, stomatologjia restorative, kirurgjia orale dhe implantologjia (metodat e mbjelljes së dhëmbëve), stomatologjia pediatrie, kujdes i veçantë i fëmijëve, ortodonti (të gjitha llojet e aparateve). Në klinikë ruhen në arkivë të gjitha kartelat klinike pacientëve, ku shënohet datat dhe procedurat e kryera, për të qenë të informuar për gjendjen e pacientit para dhe pas, si dhe për të qenë transparentë për punimet dhe garancinë në rast problemi.

20

Rruga: “Njazi Meka”, Allias, Tiranë, Cel: +355 (0) 69 555 54 47, Facebook: Klinika Dentare Kërçiku Dental Center, Instagram: 2L_Kërçiku

Botuar në revistës “Psikologjia”, Nr. 160

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top