Mirëqenie

August 12, 2017 | 18:02

RISI / “Prestige Resort” në Golem, destinacioni më i ri për pushuesit

 

Qetësia e pushimeve është gjithçka që çdokush e dëshiron në periudha të ndryshme të vitit. Akomodimi, shërbimet, kuzhina tradicionale dhe moderne, luksi i panoramës natyrore dhe detit të kaltër me kripë e jod, janë gjithçka i nevojitet gjithkujt të gjejë veten, qetësohet, meditojë e motivohet nga monotonia e përditshmërisë.

prestige-mali-i-robitNdërsa natyra i ka fal Shqipërisë vende fantastike për pushime, një investim serioz i bashkohet turizmit vendas. Në kulmin e sezonit turistik, në Golem është çelur këto ditë resorti më i ri në Shqipëri, një vend fantastik ku mund të kaloni ditët e verës, por jo vetëm.

“Prestige Resort” është pjesë e hotel “Prestige” në rrugën “Panorama” në Tiranë. I ndërtuar nën hijen e pishave madhështore dhe mes gjelbërimit, të ish-MakAlbania, “Prestige Resort” ofron gjithçka që ju dhe fëmijët tuaj keni ëndërruar për të kaluar ditë relaksi. Aty, ndryshe nga gjithë resortet e tjera do të surprizoheni, pasi keni mundësi të zgjidhni mes 3 pishinave. Ajo që e bën të veçantë këtë resort të ri, është fakti që njëra prej pishinave është me ujë deti.

Në këtë resort, pushuesit mund të marrin shërbime cilësore dhe të shijojnë panoramën e mrekullueshme të lindjes dhe perëndimit të Diellit në Adriatik.

prest

pres1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top