Rita Ora dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi, dolën publikisht si çift tre muaj më parë.
Së fundmi, çifti ishte i ftuar në ditëlindjen e 48-të të aktores së njohur, Kate Beckinsale dhe në fotot e publikuara nga festa, dukeshin shumë të dashuruar, shkruan “Daily Mail”.
Fotografitë tregojnë çiftin në shtëpinë e Kate në Los Anxhelos, duke pozuar krah njëri-tjetrit nën shoqërinë e miqve të tjerë të aktores.
Si Rita, ashtu edhe Taika, ishin veshur me të zeza dhe dukeshin shumë të lumtur.
Thashethemet se këngëtarja shqiptare kishte nisur një romancë të re me 45-vjeçarin nisën kur 30-vjeçarja publikoi në Instagram një foto me të.
Më pas, fotot ku çifti puthej në buzë me aktoren Tessa Thompson bënë xhiron e rrjetit. Taika është shprehur se në këto foto nuk ka “asgjë të keqe”, duke nënkuptuar se për të çdo gjë është në rregull.
Burimi / PanoramaPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.