FB

September 2, 2021 | 8:26

Rita Ora shfaqet mjaft joshëse me fustanin e bardhë me dantella teksa pozon për një sërë fotografish të publikuara në Instagram

 

Këngëtarja 30-vjeçare tërhoqi vëmendjen me veshjen provokuese ndërsa pozoi pranë një shtylle në prapaskenat e “The Voice Australia”, shkruan Daily Mail.

Fustani i Ritës kishte krahë të fryra dhe mjaft detaje në të gjithë dekoltenë e saj, me efektin e dukshëm që theksonte fizikun e saj, i cili është për t’u pasur zili. Pjesa e poshtme e veshjes vinte në pah kofshët.

Ajo kishte veshur një palë këpucë të bardha me disa shirita me ngjyra të ndryshme, të cilat i jepnin edhe më shumë shkëlqim pamjes. Duke ndarë me ndjekësit fotografitë në Instagram, ylli i muzikës pop pyeti se cilët nga konkurrentët e saj mendonin se do të kalonin në gjysmëfinale të “The Voice Australia”, e cila është javën e ardhshme.

Gjithsej katër konkurrente të skuadrës së saj arritën në fazën tjetër të shfaqjes: Sian Fuller, Ella Monnery, Mick Harrington dhe G-Nat! Këto fotografi vijnë pak pasi Rita bëri zyrtare në Instagram romancën e saj të re me regjisorin e Zelandës së Re, Taika Waititi, duke ndarë disa fotografi në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së 46-të të dashurit të saj.

 

Burimi / https://www.dailymail.co.uk/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0684022192
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top