Lifestyle

February 11, 2016 | 11:53

Rivjen Harry Potter, JK Rowling: “xhirimet e dorëshkrimit të përfunduar nisin në korrik”

119 vjet pas romanit të fundit në seri, rivjen një tjetër dorëshkrim i ri me subjekt Harry Potter dhe Fëmijët e mallkuar I & II, të cilët do të publikohen pas mesnatës së 31 korrikut. Kohë e cila përkon me ditëlindjen e djalit magjistar, Harry Potter. Autorja tashmë është në përfundim të planit të hedhjes në skenar të veprës, për ta konkretizuar në sheshxhirim në verë. Rowling është duke punuar me shkrimtarin Jack Thorne dhe regjisorin John Tiffany, duke thënë zyrtarisht se botimi vijon sagën pas shtatë librave origjinale. Xhirimet do të nisin 19 vjet pas përfundimit të romanit të fundit, Harry Potter dhe Shenjtërit e Vdekur, botuar në vitin 2007. Harry Potter tani është “një punonjës i mbingarkuar me punë në Ministrinë e Magjisë, një bashkëshort dhe baba i tre fëmijëve në moshë shkollore”, sipas një përmbledhjeje të publikuar në Pottermore vitin e kaluar, dhe skenari do të fokusohet në djalin më të vogël të Harry-it, Albus Severus.
Burimi: The Guardian

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top