Në fokus

February 11, 2016 | 10:39

11 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Femrave dhe e Vajzave në Shkencë

Ky përvjetor ka për qëllim të nxisë barazinë gjinore për të arritur një qasje të plotë e të barabartë për  pjesëmarrjen në shkencë të grave dhe vajzave. Mund të duket e pamundur, por thirrja shkencore e femrave dhe vajzave vazhdon të kundërshtohet për shkak të paragjykimeve sa i takon predispozitës së tyre për lëndë si fizika, matematika dhe kimia. Për të kuptuar më mirë këtë mungesë të tyre në botën shkencore, konsideroni që 97% e çmimeve Nobel janë u janë dhënë meshkujve. Megjithatë, gratë janë më të fortë se stereotipet, dhe këtë e dëshmojnë shembujt e shumtë të shkencëtareve femra që me sukses kanë sfiduar një mjedis historikisht seksist. Midis tyre, Marie Curie, Çmimi Nobel në Fizikë 1903 dhe në Kimi 1911, dhe profesoresha e parë femër në Sorbonne, Margherita Hack, astrofizikania kryesore në komunitetin shkencor italian dhe ndërkombëtar; Cecilia Payne, astrofizikania që zbuloi përbërjen e yjeve në termat e heliumit dhe hidrogjenit dhe Samantha Cristoforetti, astronautja dhe femra e parë italiane për të qenë pjesë e një ekuipazhi të Agjencisë Evropiane të Hapësirës. Për të arritur barazinë gjinore dhe lejimin e grave dhe vajzave të kenë qasje të barabartë në pjesëmarrjen në botën shkencore, Kombet e Bashkuara e shpallën 11 shkurtin si Ditës Ndërkombëtare për Gratë dhe Vajzat në Shkencë. Përkundër përpjekjeve të bëra nga komuniteti ndërkombëtar për të rritur pjesëmarrjen e tyre në shkencë, konkurrenca me burrat mbetet ende e pabarabartë.

Sipas një studimi të kryer në 14 vende, shanset që vajzat të fitojnë një diplomë bachelor, master apo një doktoraturë në shkencë respektivisht janë 18%, 8% dhe 2%, ndërsa për nxënësit meshkuj respektivisht  janë 37%, 18% dhe 6%.

“Përparimi i njohurive është bërë i mundur nga puna e gjenive të mëdhenj që na paraprijnë”, tha Margherita Hack, pavarësisht gjinisë së tyre.

Burimi: LifeGate

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top