Lifestyle

February 8, 2017 | 12:31

Robert Ndrenika ngjitet sonte në skenë me premierën “Mendohu Xhakomino”

Një nga emrat më të dashur për shqiptarët në kinematografi dhe teatër, Robert Ndrenika, do të ngjitet sonte në skenën e Teatrit të Metropolit me veprën “Mendohu Xhakomino” nën regjinë e Milto Kutalit.

1

4 1  3

Në qendër të veprës së njohur të nobelistit italian, Pirandello është një profesor që i është afruar moshës së pensionit, por që nuk ka krijuar as familje, nuk ka as të afërm dhe mendon të sakrifikojë për gjeneratën e re për t’i dhënë një mësim shoqërisë.

2

Ai bën një martesë fiktive, birëson një vajzë që është vajza e dy prindërve shumë të varfër, vetëm që t’i japë mundësinë një çifti të ri që të krijojnë jetën, të paktën të hedhin hapat e parë në jetë.

“Zgjodha “Mendohu Xhiakomino” të nobelistit Luigi Pirandello, sepse mjedisi shqiptar ka nevojë për humanizëm njerëzor. Është një nga veprat e hershme të Pirandellos dhe ka të bëjë me periudhën, ku më së shumti ai i përkiste periudhës së verizmit italian. Sigurisht që kemi të bëjmë me histori, që vijnë si histori të jetuara. Aspekti human është ajo që e përshkon nga fillimi në fund këtë vepër, dhe mua më intereson shumë për momentin në të cilin ndodhet dhe shoqëria shqiptare, për disa vlera të qenësishme të humanizmit njerëzor, që kanë filluar të humbasin”, është shprehur në media regjisori Milto Kutali.

Robert Ndrenika ka në ketë vepër rolin e profesor Totit, ndërsa personazhet e tjerë do të interpretohen nga Amri Hasanlliu-Xhiakomino, Paola Kodra-Liljana, Arben Derhemi-Cinkuemani, Marjana Kondi-Marjana, Klodjana Keco-Rozaria, Redjan Mulla-At Landolino, Alert Celoaliaj-Kavalier Diana, Merita Dabulla-Filomena dhe Erza Voglo-Nini.

“Mendohu Xhakomino” do të shfaqet në datat:  8 , 9 , 10 , 11 , 12 shkurt , ora 19:00 si dhe në datat 16,17,18, 19, 23 ,24 ,25, 26 shkurt.

4

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top