Editorial

March 20, 2018 | 11:17

Romë, nëna dhe djali takohen pas 29 vjetësh

Në sajë të emisionit investigativ Le Iene, Stephanie, të cilën e ndanë nga djali i saj kur ai ishte vetëm 3 vjeç, mundi të shohë përsëri Sandy-n.

Stephanie ishte vetëm nëntëmbëdhjetë vjeç kur fëmija i saj Sandy, madje as tre vjeç, ishte larguar nga shërbimet sociale derisa ajo ishte në punë. Vajza e rritur pa nënë e di fare mirë se çfarë do të thotë të rritesh vetëm, të mos dish se çfarë është dashuria e nënës dhe për këtë arsye, ajo kurrë nuk ka reshtur së kërkuari për djalin e saj.

Pas 29 vitesh kërkim, përmes një ankese të dëshpëruar tek emisioni investigativ italian Le Iene, mesazhi i saj arriti te Sandy: mes mijëra e-mail-ve dhe komenteve, më në fund ky ishte i drejti.

Tashmë një njeri i rritur, Sandy vendos të takohet me Le Iene për të shpjeguar se si arriti ta njohë veten, por, mbi të gjitha, se si dhimbja e Stephanie e bërë atë të fshijë dyshimet dhe frikën e një jete. Ai nuk e fajëson nënën për atë që ndodhi dhe shkon për ta takuar në aeroportin e Fiumicinos, pa e ditur ajo.

Emocioni ishte shumë i fortë dhe prekës, ndërsa nëna dhe djali, të rrethuar nga duartrokitje të të pranishmëve, përqafohen për një kohë të gjatë.

E dija që ishte ai,” thotë Stephanie, duke qarë. “Unë e kam thënë gjithmonë, ditën kur ta shoh djalin tim e di se është ai“.

Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top