Mishi i huaj te fëmijët është një grumbullim indi limfoid, i cili depozitohet në pjesën e pasme të hundës. Merr një zhvillim të madh te fëmijët nga mosha 2 deri në 6 vjeç dhe më pas fillon zvogëlimi i tij derisa në mosha të mëdha zhduket.
Mishi i huaj ose ndryshe adenoidi, kur zmadhohet së tepërmi jep shqetësime te fëmijët, të cilat shpeshherë është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale për t’i qetësuar.
Në qoftë se fëmija juaj ka këto ankesa, duhet një konsultë me një mjek ORL.
SHENJAT
• gërhet shumë gjatë natës dhe me episode të ndalimit të frymëmarrjes (sleep apnea)
• infeksione të shpeshta të hundës me rrufë dhe bronkite të shpeshta
• infeksione të shpeshta të veshit (otite)
• ulje e dëgjimit të fëmijës si pasojë e grumbullimit të lëngjeve në vesh
• fëmija nuk ka oreks, nuk zhvillohet mirë, është i lodhur gjatë ditës
• deformime të nufullës si pasojë e frymëmarrjes me gojë
• vuan shpesh nga bajamet
Të gjitha këto janë ankesa të cilat janë pasojë e zhvillimit të mishit të huaj dhe përgjithësisht është ndërhyrja kirurgjikale, e cila e stabilizon situatën.
Në shumicën e rasteve, mishi i huaj në hundë shoqërohet edhe me bajame të rritura. Në këto raste ajo që ne rekomandojmë është një reduktim me radiofrekuencë të bajameve hipertrofike në rastet kur ato nuk janë kronike.
Ndërhyrja e mishit të huaj në hundë bëhet nën anestezi të përgjithshme. Fëmija qëndron rreth 4 orë pas operacionit në klinikë dhe më pas largohet.
Heqja e mishit të huaj bëhet me aparaturën e Shaver Medtronic.
Mishi i huaj te fëmijët nuk hiqet as me lazer, as me ultratinguj, as me radiofrekuencë.
Një pyetje që e bëjnë shpesh prindërit dhe që shpesh hezitojnë të kryejnë operacionin.
A përsëritet mishi i huaj te fëmijët?
Përgjigjia është jo. Nëse hiqet mirë edhe siç duhet, mishi i huaj nuk përsëritet.
Anestezia gjenerale na mundëson që mishi i huaj të pastrohet mirë dhe të mos përsëritet.
Burimi: http://rovensinani.com/adenoidet-mishi-i-huaj/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.