Një rrëfim për vitet e fëmijërisë, e kthen shumë vite pas këngëtaren kryesisht të muzikës së lehtë. Miga Hysi ka lindur në qytetin e Durrësit, por me prejardhje nga Skrapari, nga i ati dhe nga e ëma, nga Korça.
Në bashkëbisedim me gazetare Albana Qiriako, këngëtarja e muzikës së lehtë, ka treguar për fillimet në muzikë, angazhimet e saj në grupet e shkollës, si u bë pjesë e festivaleve të fundvitit, puna si teknike në montimin e televizorëve në TVSH, ndjekja e shkollës dyvjeçare për muzikë, si e braktisi universitetin pas disa mundimesh për ta bërë, pas ndryshimeve të sistemit qeverisës së vendit.
Ndërmjet një harku kohor disavjeçar, Miga Hysi u zhvendos fillimisht në Maqedoni, ku interpretonte muzikën e bukur shqipe të lehtë dhe atë popullore, për t’u zhvendosur përfundimit në ’97 në Gjermani.
Për këto e më shumë ndiqni bisedën e saj në emisionin e të shtunës në Rtv Scan.
Miga Hysi është një këngëtare e njohur, që këndon muzikë e lehtë. Në Dhjetor 1983, Miga Hysi merr pjesë në Festivali i 22-të në RTSH me këngën “Vatra E Gjithë Shqipërisë”. Në Dhjetor 1984, Miga Hysi merr pjesë në Festivali i 23-të në RTSH me këngën “Kujtimi i Shtrenjtw”. Në Dhjetor 1985, Miga Hysi merr pjesë në Festivali i 24-të në RTSH me këngën “Mijëra Yje”. Në Dhjetor 1986, Miga Hysi merr pjesë në Festivali i 25-të në RTSH me këngën “Një Ditë Që Mbetet Në Kujtesë”. Në Dhjetor 1988, Miga Hysi merr pjesë në Festivali i 27-të në RTSH me këngën “Shoqja E Fëmijërisë”.
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=tYWQSkaagDw
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.