Mirëqenie

January 31, 2018 | 12:01

Karantina / 7 ushtrimet që forcojnë kofshët dhe këmbët në një javë

Jeta jonë e përditshme me ngarkesë, puna si dhe sezoni i dimrit na kufizojnë në tonifikimin dhe mbajtjen e trupit në formë, por të bërit disa ushtrime të thjeshta të bën që të ndihesh komplet ndryshe. Kërkimet e shumta kanë nxjerr 7 ushtrime të cilat të ndihmojnë në tërheqjen e kofshëve dhe këmbëve.

 

Tërheqja

Gjithçka që duhet të bëni është të shtriheni mbrapa me këmbët në mur, në mënyrë që  të jenë të vendosura pingul mbi gjoks. Bashkë me frymëmarrjen e rregullt shoqëruar me lëvizjen ritmike të këmbëve. Nëse jeni fillestar ushtrohuni për 5 minuta, nëse jeni praktikues, 10-15 minuta.

 

legs-up-wall

Ndiq rrethin

Vendosu në qendër të dhomës i shtrirë me kurriz me krahët anash. Ngre njërën këmbë dhe sigurohu që të jetë e shtrirë drejt. Bëni 5 rrathë me njërën këmbë dhe 5 me tjetrën.

 

single-leg-circle

Fokusi tek vithet

Mbani të njëjtin pozicion si ushtrimin e kaluar por në këtë rast do t’i lëvizni gjunjët në këndin 90 gradë vendosur mbi dysheme. Pas kësaj shkëputni vithet nga dyshemeja dhe përqendrohu te lëvizja e saj. Për një rezultat të mirë bëni dy sete me nga 20 herë.

 

leg-lift

Shtyrja

Për një ushtrim më të mirë tërheqjeje, shtyrja është më e vështira.

 Për këtë stërvitje duhet të ktheheni përmbys dhe të lëvizni mbi këmbët dhe duart, duke siguruar që pesha e trupit është shpërndarë në mënyrë të barabartë. Përqendrohuni në  anën e djathtë dhe ngriheni deri sa të bëhet paralel me dyshemenë. Pas kësaj përpiquni të bëni një rreth të vogël. Ky ushtrim duhet të përsëritet 10 herë për çdo këmbë.

perky-lift

Bëhu balerina që duhej të ishe

 Qetësisht rrotullohu rreth vetes dhe shtyje veten lart nga dyshemeja. Shtyni shputat e këmbës në dysheme deri sa gjuri të jetë mbi këmbë.  Ndërkohë që bëni këtë sigurohuni që shpatullat janë të hapura në të njëjtin drejtim me këmbët. Përsëriteni këtë ushtrim 20-30 herë.

butt-and-legs-plie

Përkulu

 Përkulja është një ushtrim mjaft efektiv.  Si fillim hapni këmbën në të njëjtën largësi në të cilën janë shpatullat. Vendosni dorën mbi gju për t’u përqendruar dhe këmbën e majtë vendoseni pas të djathtës, ndërkohë sigurohu që hapësira midis tyre është e mjaftueshme. Pasi të jeni në këtë pozicion mblidheni kofshën në mënyrë paralele me dyshemenë. Përsëriteni këtë ushtrim 12-20 herë për secilën këmbë.

squat

Kërce

Një nga ushtrimet më efektivë është padyshim dhe kërcimi. Për vithe sa më të fortë kërcimi është ushtrimi më i mirë. Si fillim sigurohuni që  këmbët tuaja të jenë në distancën e duhur me gishtat e ndërthurur në pjesën e pasme të kokës në mënyrë që bërrylat të jenë përballë njëri-tjetrit. jumping-squat

Në këtë pozicion filloni të kërceni së larti.

Për fillestarët ky ushtrim rekomandohet 1-2 sete me nga 10 herë.

Përgatiti: Brikela Daci/ Burimi:http://tiphero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top