Dëshmi

February 2, 2018 | 11:49

Rrëfimi i artistit Robert Ndrenika (Video)

Ai ka qenë dhe vazhdon të mbetet një artist i madh, dhe një pasuri e paçmuar për vendin tonë. Është ndër të vetmit aktorë që rolin e luan me një sens të spikatur realist. Përjetimi i tij është i thellë dhe tejet organik që shkakton emocion.

Me një portret të dashur dhe zërin që di të futet në lëkurën e çdo personazhi, rolet e shumta të interpretuara prej tij bënë që të pasqyrojnë edhe botën e madhe shpirtërore që e karakterizon.

Aktori tejet i dashur për të gjithë brezat, sjell gjithnjë mesazhe me peshë dhe aktuale me rolet e tij. Të gjithë e duan dhe e admirojnë thjeshtësinë e tij.

Disa njerëz lindin për të jetuar përgjithmonë në memorien e kujtdo. Ndaj, të gjithë e duan Ndrenikën, qeshin dhe qajnë bashkë me të nëpër role.

Ndrenika nuk ka ndarë asnjëherë teatrin nga kinematografia, duke mos i vënë në peshore por ai është ndjerë mirë sepse për të, të dyja kanë veçantinë e saj.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionerit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.

Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension.

I madhi, artisti Robert Ndrenika në një intervistë ndryshe nga të tjerat rrëfen për jetën e tij që nga lindja e deri në ditët e sotme.

Burimi / https://aktoretshqiptare.info/2018/01/10/emisioni-mozaik-robert-ndrenika/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top