Studim

February 2, 2018 | 11:59

Studim / Të moshuarit që ecin shpejt jetojnë më gjatë

Nga Universiteti i Pittsburgh-ut në Pensilvani vjen një teori revolucionare: nga mënyra se si ecën një i moshuar, mund të parashikohet se sa vite do të jetojë.  

Nga studimi, që është botuar në revistën “Jama” dhe i bërë me 34485 persona të moshës mbi 65 vjeç, ka dalë në pah se ata që ecin me një shpejtësi 0,92 metra në sekondë, kanë një gjendje shëndetësore të mirë dhe mundësi më të mëdha për të jetuar më gjatë.

Nëse shpejtësia e ecjes është më e ulët se 0,6 metra, të moshuarit mund të vuajnë nga sëmundje që lidhen me lëvizjet motorike, si: aparati osteomuskulor dhe ai kardioqarkullues.

Në një rast të tillë, specialistët sugjerojnë analiza diagnostikuese.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 121

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top