Në fokus

February 19, 2020 | 11:29

Rregullat e të qenit njeri, që gjejnë zbatim tek të gjithë

Qëllimi i këtij artikulli nuk është që të zhytet në evolucionin sociologjik të racës njerëzore, por të na kujtojë për vlerat që shumica prej nesh ndajmë. Quajeni këtë kuptim kolektiv një “kontratë sociale”, “ligjet e njerëzimit”, “ligjet e të qenit njeri”, apo si të doni. Kuptimi mbetet i njëjti: ne krijojmë rrugën tonë në jetë, duke pranuar se disa rregulla gjejnë zbatim për të gjithë ne si specie.

Më poshtë renditen 12 rregulla të të qenit njeri. Këto “ligje” janë ato që na kanë mundësuar të krijojmë aleanca dhe të mposhtim ato që kërcënojnë ekzistencën tonë.

  1. Marrëdhëniet janë çelësi

Është një fakt i evolucionit: qeniet njerëzore janë krijesa sociale. Ndërsa çdo njëri prej nesh ka tendenca për të qenë i mbyllur, i hapur apo pak nga të dyja, ne të gjithë kërkojmë marrëdhënie të shëndetshme për të çarë rrugën tonë në këtë botë. Të gjitha marrëdhëniet nuk janë krijuar në mënyrë të barabartë. Ne do të duam, urrejmë, mospëlqejmë, pranojmë, mohojmë, besojmë dhe mosbesojmë mijëra njerëz gjatë jetës sonë. Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mend, është që të mos “u vëmë kryq” njerëzve, për shkak të një tjetri. Kemi nevojë për njëri-tjetrin.

  1. Forca e brendshme mund të sjellë ndryshimin

Miyamoto Musashi, që konsiderohet si një prej samurajëve më të fuqishëm që ka ekzistuar ndonjëherë, dikur ka thënë: “Nuk ka asgjë jashtë vetes tënde, që mund të të mundësojë ndonjëherë të bëhesh më i mirë, më i fortë, më i pasur, më i shpejtë apo më i zgjuar. Çdo gjë është brenda. Çdo gjë ekziston. Mos kërko asgjë jashtë vetes”. Kultivimi i forcës sonë të brendshme është parësor për kapërcimin e pengesave në jetë.

  1. Jeta është e pasigurt

Gjatë rrugës do të dalin pengesa dhe ndonjëherë gjatë periudhave më të pavolitshme të jetës sonë. Ne kemi tri zgjedhje: t’i kapërcejmë, të shkojmë mes përmes tyre, ose të qëndrojmë në vend. Vetëm mos harroni që çdo pasiguri apo pengesë është thjesht një shans për të forcuar karakterin tënd.

  1. Vetmia na prek të gjithëve

Për nga natyra, disa prej nesh do të ndihen më të vetmuar se të tjerët; por të gjithë përjetojmë një ndjesi izolimi në një moment (shpesh në disa momente) të caktuar. Çdo njeri që ka jetuar mbi këtë botë, i është dashur të kalojë periudha vetmie, izolimi e dëshpërimi.

  1. Disa ditë janë më mirë se të tjerat

Nëse zgjohesh në mëngjes është një dhuratë – një fitore. Ndonëse ngjarjet e asaj dite mund të shpalosen në diçka të tmerrshme, të paktën të jepet mundësia të jetosh një tjetër ditë. Jep falënderime për atë ditë dhe shpreso për një të nesërme më të mirë.

  1. Jo të gjithë do të të pëlqejnë dhe e anasjellta

Personalitetet janë të ndryshme; njerëzit janë të ndryshëm; kështu që, njerëzit me personalitete të ndryshme do të përplasen. E bukura është që dikush pret të zbulohet; dikush me të cilin/cilën do të shkosh përsosmërisht. Shanset janë që edhe në rrethin e ngushtë të kesh disa të tillë.

  1. Nuk ka përsosmëri

Të gjithë mendojnë se është qesharake që disa njerëz e quajnë veten të përsosur. Nuk ka dyshim që disa prej nesh kanë bërë gabime të rënda. Pyetja më e rëndësishme që duhet ngritur është: a mësova diçka? Sepse do të gabosh sërish – dhe sërish do të kesh mundësi të mësosh diçka.

  1. Jeta mund të jetë e padrejtë

Njerëz që kemi besuar do e shkelin atë besim; njerëz që dashurojmë do ta tradhtojnë atë dashuri; njerëzit do të gënjejnë, manipulojnë, vjedhin, dhe do të përpiqen të na lëndojnë qëllimisht. Kjo është jeta. Do të rritemi, do të përshtatemi, do të bëhemi më të fortë. Sepse kjo është ajo që ne bëjmë.

  1. Do të përjetojmë një thyerje zemre

Lidhemi me dikë dhe na thyhet zemra; martohemi dhe na thyhet zemra; dikush ikën nga kjo botë dhe na thyhet zemra. Jeta mund të jetë e padrejtë. E njëjta gjë vlen për shumë njerëz të mrekullueshëm, të cilëve u është thyer zemra pa ndonjë arsye.

  1. Duhet të kujdesemi vetë për trupin dhe mendjen tonë

Pavarësisht miliarda e miliarda njerëzve që kanë jetuar, askush nuk ka patur trupin dhe mendjen tënde. Është e rëndësishme që të mësojmë t’i pranojmë dhe duam të dyja dhe të kemi një ekzistencë paqësore e të lumtur. Të gjithë jemi specialë. Në mos për gjë tjetër, të paktën për faktin se askush si ju, as ka ekzistuar, as do të ekzistojë ndonjëherë. Kupto natyrën tënde individuale dhe kujdesu për veten.

  1. Është e natyrshme të jemi ndonjëherë në mbrojtje

… Por mund të shkaktojë humbjen e disa shanseve. Kjo është sidomos e vërtetë për ata që nuk ndërmarrin risqe dhe që presin “vendin dhe kohën e duhur” për pothuaj gjithçka. Ndonjëherë, është më mirë “të ulësh mburojën” dhe t’i japësh një shans diçkaje apo dikujt tjetër. Ndoshta më e rëndësishmja: përpiqu të mos marrësh “bagazhet e të kaluarës”. Këto mund të të bëjnë të humbasësh diçka vërtetë të rëndësishme.

  1. Pasioni është yni e duhet të bëjmë patjetër diçka me të

Dakord, ndoshta ëndrra e fëmijërisë për t’u bërë astronaut nuk u realizua. Por ne besojmë se brenda secilit prej nesh ka një pasion që pret të vihet në shfrytëzim, në një farë mënyre. Nuk ka rëndësi mosha, arsimi, të ardhurat, apo çdo gjë tjetër. Nëse ke një pasion të ngulitur thellë, rroke dhe bëj diçka me të.

 

Burimi / bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top