Në fokus

February 19, 2020 | 11:00

Vullneti i pushtetit sipas Nietzsche-s

Nietzsche është një nga filozofët më të rëndësishëm të shekullit XIX, bashkë me të tjera figura si: Sigmund Freud dhe Karl Marx. Këta mendimtarë janë karakterizuar si “filozofë të dyshimit” për dëshirën e tyre për të nxjerrë në pah gënjeshtrën e fshehur nën vlera të ndriçuara, si: racionaliteti dhe e vërteta. Në veçanti, Nietzsche ka folur për vullnetin e pushtetit.

Sipas Nietzsche, kultura perëndimore është përkëdhelur në përpjekjen për të futur racionalitetin në të gjitha aspektet e jetës. Që në fillimet e saj në Greqi, racionaliteti përfaqëson një simptomë rënieje apo përkeqësimi. Gjithçka që është në kundërshtim me vlerat e ekzistencës instinktive dhe biologjike të njeriut është një përkeqësim. Për të kuptuar filozofinë e Nietzsche-s, nuk duhet të harrojmë kritikën e tij të fortë ndaj botës së ideve të Platonit.

Filozofia e tij i refuzon këto gracka metafizike: bota racionale, bota morale dhe bota fetare. Parimi thelbësor i teorisë së Nietzsche-s është koncepti i jetës. Për të kuptuar konceptin e “jetës”, sipas filozofit gjerman, nuk duhet të harrojmë mohimin absolut të botës racionale dhe platonike. Më poshtë, do të përqendrohemi në konceptin e vullnetit të pushtetit.

Nietzsche dhe koncepti i jetës

Për filozofin gjerman, jeta bazohet në dy parime thelbësore: parimi i ruajtjes dhe ai i zgjerimit. Jeta ekziston për aq kohë sa ruan vetveten. Natyrisht, kjo aftësi vëzhgimi vjen falë lëvizjes së vazhdueshme, falë nevojës për t’u zgjeruar. Nëse ajo që ruajmë nuk zgjerohet e përparohet, një ditë do të humbasë e vdesë. Jeta ruhet sepse përparon, falë ndjekjes së vazhdueshme të gjërave që na japin më shumë jetë. Kjo hapësirë jetësore, parimet e së cilës i parashtruam më sipër, është intense dhe e fortë, njësoj si vullneti për fuqi e pushtet.

Vullneti për pushtet dëshiron vetveten

Pas vullnetit për pushtet, ne dëshirojmë ruajtjen e tij, por gjithashtu kuptojmë se nuk do të jemi në gjendje të mbajmë gjithçka që kemi fituar nëse kushtëzohemi vetëm për ta ruajtur atë. Për ta ruajtur, duhet të zgjerohemi, duhet të vazhdojmë të pushtojmë territore të reja.

Ajo është e qëllimshme dhe është e projektuar kundrejt botës së jetës, vendi i vetëm ku mund të marrim çdo gjë që duam. Natyra e këtij vullneti është lëvizja, nuk ndalim kurrë, vazhdojmë të zgjerohemi e përmirësohemi. Sipas Nietzsche-s, nëse kënaqemi me atë që kemi tani, dhe nëse nuk mundohemi të kemi më shumë, vdesim (në kuptim metaforik, ku vullneti për fuqi dhe pushtet ngurtësohet).

Vizatimi me fytyrën e njeriut

Ku qëndron e vërteta? Për filozofin gjerman, gjendet qartësisht te vullneti i fuqisë. Ekziston, në fakt, një lidhje shumë e ngushtë mes së vërtetës dhe pushtetit. Imagjinoni një lajm që jepet në mëngjes, nëpërmjet një mjeti të caktuar komunikimi publik. Të gjitha mediet i bëjnë jehonë dhe secili pret tyre e tregon historinë sipas këndvështrimit të vet ideologjik. Ka të ngjarë që çdo person të konsiderojë si të vërtetë faktin e botuar nga mjeti i komunikimit, i cili i përshtatet më së miri ideve të tij.

Tani imagjinoni që, si pasojë e varianteve të ndryshme të të njëjtit lajm, të lindë një debat dhe që përfaqësuesit e mediave të ndryshme të takohen në një studio për të diskutuar mbi të vërtetën subjektive të asaj që ka ndodhur. Të vërtetat bien ndesh, pikërisht sepse ekzistojnë vetëm interpretimet e fakteve. Pikërisht në këtë moment, një mendje kritike do të kuptojë se e Vërteta është bijë e Pushtetit.

Përfundime

Duke qenë se gjërat janë në këtë pikë, është e sigurt që e vërteta hegjemoniste do të mbështetet gjithmonë nga pushteti, pasi është një shprehje e fuqishme e vullnetit që duam të zgjerojmë për ta ruajtur (mendoni këtu për regjimet totalitare, ku e vërteta ishte “E Vërteta”). Për Nietzsche-n, i gjithë vullneti i fuqisë, që nuk dëshirojmë ta zgjerojmë dhe që ta ruajmë si të tillë, nënkupton vetëm një jetë të çuar dëm.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top