Mirëqenie

May 8, 2018 | 9:02

Rregullat për trajtimin e tumorit

Ushtrimet fizike, asnjë cigare, më shumë kontakt me mjekun, mbështetje psikologjike dhe përmirësimin e dietës ushqimore me ndihmën e një specialisti të rekomanduar nga onkologu. Çdo tumor është i ndryshëm dhe kërkon kujdes e rregulla specifike, por pesë rregullat e mësipërme janë të vlefshme për të gjithë dhe i ndihmojnë pacientët me tumor ta luftojnë sëmundjen.

Stërvitja fizike, sipas onkologut Massimo Bonuçi, president i Qendrës Kërkimore të Integruar të Onkologjisë, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin dhe kjo ka një efekt antiinflamator te qelizat. Inflamacioni është një stimul për përhapjen e qelizave kancerogjene. Sa i takon konsumit të duhanit, dihet se tashmë ai rrit riskun e shfaqjes së llojeve të ndryshme të kancerit, jo vetëm të mushkërive.

“Edhe 2-3 cigare në ditë duhet të eliminohen, pasi ato kanë efekt akumulues”, thotë onkologu italian. Rregulli i tretë është vënia e një ure komunikimi me mjekun onkolog. Sa i takon mbështetjes psikologjike, ajo mbetet thelbësore, pasi gjendja e mirë mendore rrit qarkullimin e substancave që veprojnë në trup.

Për shembull, pacienti me depresion ka aktivitet të ulët të limfociteve, të cilat mbrojnë trupin kundër patologjive. Së fundmi, ushqimi është shumë i rëndësishëm si një terapi plotësuese, pasi ato ndërveprojnë me sëmundjen.

Ajo që ne hamë ndryshon bakteret e florës së zorrëve, pasi ato kanë funksion në lejimin ose moslejimin e organizmave kancerogjene. Për dietën e ekuilibruar, një dietolog i përgjithshëm nuk mjafton. Onkologu duhet ta drejtojë pacientin te një specialist ose një strukturë reference.

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top