Studim

May 8, 2018 | 9:33

Lindja e një fëmije shkakton plakje. Ja se sa vite ju shton…

A ju shqetëson duhani dhe obeziteti për faktin se ju bën të dukeni më të vjetër? Kjo nuk duhet të ndodhë më, sepse me sa duket një fëmijë shkakton një plakje shumë më të dukshme…

Po, kjo është ajo që ka dalë nga studimet e fundit, lindja dhe fëmijët kanë shtuar në ADN-në qelizore të gruas rreth 11 vite. Kjo është ajo që thuhet në një hulumtim, të botuar në revistën “Riprodhimi njerëzor”, i realizuar në 2000 gra amerikane të moshës riprodhuese. Sipas kërkimit, ato që kanë një fëmijë kishin ndryshuar dhe kishin përshpejtuar plakjen qelizore, ekuivalente me pothuajse 11 vjet jetë. Por si ndodh kjo?

Diçka “ndryshon” në ADN-në e grave që lindin

Të gjitha janë përmbledhur në degradimin e grimcave të veçanta në ADN: telomere. Këto grimca gjenden në fund të çdo kromozomi dhe kanë një funksion jo përcaktues për informacionin gjenetik, por për hapësirën e jetës së qelizës. Në thelb, sa më gjatë që ato të jenë, aq më e gjatë do të jetë diapazoni i jetës së qelizës. Duke studiuar telomeret, studiuesit vunë re diçka të çuditshme në gratë që kishin lindur: telomeret e këtyre grave dukeshin më të shkurtra se 4.2% krahasuar me ato që nuk kishin fëmijë. Kjo përqindje do të korrespondonte me 11 vite jetë.

Sa më shumë fëmijë të keni, aq më shumë plakeni?

Duket se plakja pas lindjes është e ngjashme me atë të shkaktuar nga pirja e duhanit: në fakt, pirja e duhanit shkakton një plakje qelizore prej rreth 4 vjetësh. Një aspekt tjetër interesant i raportit është se gjatësia e telomereve ndryshon në varësi të numrit të fëmijëve: sa më shumë fëmijë, aq më shumë shkurtohen telomeret.

Nuk është ende e qartë se si dhe pse ndodh kjo, të gjitha kërkimet nuk kanë për qëllim të ulin numrin e nënave të reja, por për të gjetur se si të përmirësojmë jetën tonë!

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / alfemminile.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top