FB

January 27, 2022 | 8:15

Rritja dhe edukimi, dy proceset që transformojnë njeriun

 

Rritja dhe edukimi, këto dy procese psiqike dhe fizike, të gërshetuar çuditshëm, e transformojnë njeriun nga një individ, i cili më shumë luan, në një person, që mbi të gjitha, duhet të punojë. Këto dy procese tashmë të njehsuara, bazohen në vullnetin e njeriut të rritur dhe njeriut në rritje, por edhe në faktorët kohë, trashëgimi  dhe e ardhme.

Nga Lira Gjika

Ndërthurja e këtij vargu procesesh është e ngulitur thellë nga evolucioni i qenies njerëzore. Do të ishte mirë që individi në rritje të mos e ketë të shkuarën si një mur pengues ku energjia e të ardhmes që e transformon njeriun nga i parritur në të rritur, të mos kompromentojë shëndetin mendor.

Prindër, mësues, përpiquni të pranoni që të rinjtë janë dhe duhet të jenë të ndryshëm nga ne të rriturit, që si të thuash përfaqësojmë të shkuarën, në krahasim me fëmijët dhe të rinjtë.  Të përpiqemi të jemi jo pengesë, por bashkëpunues dhe duke pranuar të renë, që ata sjellin dhe përfaqësojnë. Për më tepër që psiha e njeriut ka nevojë për të renë që të mos gjymtohet. E reja e vendos psihën, mendjen dhe trurin në punë duke shmangur plakjen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top