FB

January 26, 2022 | 9:46

Rritja e krimeve në vendin tonë, sociologu i njohur shprehet: Institucionet të veprojnë, kemi mentalitet mesjetar

 

Niveli i krimeve të rënda këto vitet e fundit është rritur me shpejtësi në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohen vrasje për arsye nga më banalet, deri te vetëgjyqësia, por deri më tani asgjë nuk është bërë për të reduktuar këtë fenomen. Në lidhje me këtë çështje ka folur sociologu Gëzim Tushi, i cili tha se në vendin tonë ky fenomen, sidomos vrasjet ndaj femrave, është shumë i përhapur.

Gëzim Tushi, Sociolog

Gëzim Tushi, Sociolog

Sipas tij kjo vjen edhe për shkak të mentalitetit që ka vendin ynë, duke e konsideruar një mentalitet gati mesjetar. Tushi thekson se përplasja konceptuale bëhet shkak kryesor për vrasjet, sidomos për krimin në familje. Numri i grave që vriten në shoqërinë tonë është tepër shqetësues, sidomos në këto tre vitet e fundit. Ndër të tjera ai shtoi si shkak kryesor edhe faktin që meshkujt nuk pranojnë dot evoluimin e femrave dhe dëshirën e tyre për të qenë të pavarura, pasi mbeten me kulturën ballkanike.

Më tutje ai renditi si problem përdorimin e alkoolit dhe faktin se burrat shqiptar janë kthyer në dembel, duke pritur që ta shfrytëzojnë gruan edhe nga ana monetare. Krimi në familje është një fenomen i përhapur pothuajse njëjtë në të gjithë vendet e Ballkanit, prandaj nuk kemi arritur emancipimin e vendeve europiane. Sipas tij, shqiptarët duhet të kuptojnë që në radhë të parë si meshkujt dhe  femrat janë qenie njerëzore.

Sociologu thotë se rritja e krimit në vendin tonë vjen edhe për shkakun se ne si shoqëri e justifikojmë shpesh herë vrasjen e një femre nga i dashuri, apo bashkëshorti i saj. Prandaj, ai këshillon që shoqëria jonë të punojë më shumë për të emancipuar meshkujt që në kopsht dhe shtëpi. Sakaq, ai tha se shteti duhet të marrë më shumë përgjegjësi për të parandaluar krimet, pra të investohen në institucionet që mund të parandalojnë krime të tilla të rënda.

 

 

Burimi / https://gijotina.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top