Në fokus

August 25, 2018 | 12:05

Ruani qetësinë! Situatat stresuese ju shtojnë oreksin dhe ju shëndoshin

Janë të shumë njerëzit të cilët kanë provuar të heqin kilogramët e tepërt, por pa sukses dhe supozohet se arsyeja e mundshme ishte stresi, sepse kur trupi dhe mendja janë nën tension dhe stres dietat janë mision i pamundur.

Ekspertët thonë që njerëzit, veçanërisht në situata stresuese, ndiejnë nevojën e rritur për mesvakte të ëmbla dhe krijohet përshtypja që dëshira e tyre nuk mund të kontrollohet.

Mjeku Achim Peters, autori i librit “Truri egoist”, i cili është marrë me këtë fenomen, shpjegon se si truri ynë ka nevojë për shumë energji për të gjitha proceset dhe shpesh shkon kundër pjesëve tjera të trupit.

“Në situata stresuese, truri ynë tërheq 90 % të konsumit ditor të glukozës pavarësisht se truri përbën vetëm dy % të masës sonë trupore”, thotë Peters dhe shton që truri ynë nxit konsumimin e rritur të sheqerit dhe karbohidrateve.

Ai më tej shton se nevoja për sheqer është në natyrën njerëzore, por më herët energjia më shumë është shpenzuar në punë fizike.

Kur njerëzit janë nën stres, reagojnë në dy mënyra personi bëhet më depresiv ose më i shëndoshë, kështu që personat depresiv harrojnë të hanë, ndërsa kush ha më pak automatikisht është më shumë nën ndikimin e gjendjes psikike.

Personat të cilët hanë më shumë kur janë nën stres bëhen më të qetë sepse ushqimi, në njëfarë mënyre, është katalizator i stresit. Ata reagojnë mirë ndaj tensionit dhe nxisin prodhimin e “mjeteve të veta për qetësim” të cilat lehtësojnë pasojat e stresit, ndërsa kjo gjithashtu do të thotë që prodhimi i insulinës nuk ndalet.

“Është e lehtë të thuash zvogëloni tensionin dhe stresin e përditshëm, por megjithatë ekzistojnë metoda të caktuara të cilat qetësojnë”, vazhdon Peters dhe thekson që gjithmonë opsioni më i mirë dhe më i shëndetshëm janë dietat e lehta se sa ato që premtojnë shumë rezultate në afat të shkurtër.

Peters këshillon ndryshim të shprehive të të ngrënit, respektivisht që në frigorifer të ketë vetëm produkte të shëndetshme, ku duhet të keni mesvakte të shëndetshme si frutat.

“Merruni rregullisht me sport, rrethojeni veten me njerëz të dashur sepse ata kanë aftësinë e largimit të stresit në vetëm disa minuta, në punë organizohuni sa më mirë dhe mos kërkoni gjithmonë përsosmërinë në shtëpi”, rekomandon Peters.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top