A ka ndonjë mënyrë për të ndikuar për mirë në trupin dhe shëndetin tuaj çdo natë, duke ju ndihmuar të relaksoheni dhe të flini më mirë?
Po, dhe përfshin 4 hapa të thjeshtë që vërtetohen shkencërisht:
- Kufizoni sasinë e kafesë që konsumoni në pasdite
Kunsumimi i tepërt i kafeinës mund të shkaktojë migrenë ose dhimbje koke, të na bëjë nervoz, dhe madje të shkaktojë spazma të vogla të muskujve (dridhje).” Dëgjoni trupin tuaj dhe rregulloni zakonet tuaja në përputhje me rrethanat.
- Vendosni alarmin 30 minuta para gjumit
Të paktën gjysmë ore para gjumit, vendosni orën tuaj të alarmit (nëse përdorni telefonin për një orë alarmi) dhe mos e prekni më me dorë celularin. Dritë blu e emetuar nga ekrani celular ndikon në prodhimin e melatoninës, kimikati që rregullon orën tonë biologjike dhe na ndihmon për të fjetur.
- Pi ujë (dhe shmang alkoolin)
Pirja e alkoolit gjatë natës mund të ndikojë në cilësinë e gjumit dhe gjithashtu të dehidratojë trupin tuaj. Pra, në vend të një pije para gjumi, preferoni të pini ujë të mjaftueshëm për të mbajtur trupin tuaj të hidratuar.
- Hani më pak
Zgjidhni diçka të lehtë, duke shmangur çdo gjë shumë të yndyrshme. Mundohuni gjithashtu që të keni darkën tuaj t2-3 orë para se të flini, për të përfunduar procesin e tretjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.