FB

December 22, 2023 | 6:13

Si të rifilloni jetën pas një lidhjeje të dhunshme?

A është e mundur të rinisni jetën pas një lidhjeje të dhunshme? Marrëdhëniet e dhunshme, jo vetëm nga këndvështrimi fizik, por edhe vetëm psikologjik, lënë në mënyrë të paevitueshme një gjurmë të thellë lëndimi. Edhe pse janë përvoja që mund të ndryshojnë realisht jetën nga këndvështrimi i njohjes së brendshme, sepse ndihmojnë për të kuptuar shumë aspekte të errëta, që më parë nuk keni pasur kurajën t’i përballoni, ato prapëseprapë mbeten marrëdhënie shkatërruese. Ndaj për disa aspekte, dhe për njëfarë kohe, kushtëzojnë edhe marrëdhënien e mëvoshme. Po si t’ia bëni?

Hidhni gjithçka pas krahëve

Pas përfundimit të një marrëdhënieje të dhunshme, duhet më shumë kohë për të dashuruar sërish dhe për t’u përfshirë nga ndjenjat. Ndodh kështu, sepse hyn në lojë mosbesimi. Për njëfarë kohe kjo është normale dhe, përkundrazi, mund të jetë e nevojshme për të reflektuar mbi veten dhe për të bërë kuptuar natyrën e dinamikave të pandërgjegjshme që veprojnë brenda jush. Por me të kaluar koha e nevojshme për të marrë veten, e cila sigurisht që varion sipas njerëzve, është thelbësore të rifilloni nga e para.

Pranoni veten

Me shumë gjasa, një nga vështirësitë më të mëdha të njerëzve që pësojnë dhunë nga parneri, është pranimi (real) i vetvetes. Shpesh është pikërisht një pasiguri me origjina të hershme, që na shtyn në krahët e personit të gabuar dhe për këtë arsye, të mësoni të doni veten ashtu siç jeni realisht, shndërrohet në një qëllim të domosdoshëm për të ecur përpara.

Prisni

Të katapultoheni nga një lidhje në tjetrën nuk ka asnjë kuptim, sepse është shumë e lehtë të shndërroheni në viktimë të të njëjtave dinamika. Në fakt, ka disa kushtëzime të brendshme që përsëriten në mënyrë automatike, derisa vendosni t’i jepni fund lojës së tyre, duke vënë veten në diskutim dhe duke mësuar të shihni brenda vetes me sinqeritet.

Mos mendoni shumë

Kur takoni një person të ri, tundoheni dhe filloni të mendoni shumë, duke përfshirë dyshimet, frikërat dhe një sërë mendimesh negative. Ndaj më mirë të largoni të gjitha këto, sepse të mendoni pa fund nuk sjell asgjë të re, përveç se një konfuzion të madh.

Kuptoni që dashuria mund të jetë konstruktive

Dashuria jo domosdoshmërisht është dhimbje. Ajo mund të jetë rigjeneruese, e kënaqshme, pozitive, por është e nevojshme të vazhdoni të besoni duke evituar dekurajimet. Është çështje këndvështrimesh, këto këndvështrime mund të ndryshojnë duke nisur nga një punë e brendshme.

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top