Marrëdhënie

February 1, 2018 | 12:00

Sabri Fejzullahu rrëfen për marrëdhënien e tij me gruan

Pavarësisht se ka 50 vite në skenë, Sabri Fejzullahu ka ditur si të përshtatet me rrymat e reja muzikore duke mbetur gjithmonë i pëlqyer nga të rinjtë.

I ftuar dje pasdite te “Rudina”, së bashku me të shoqen, çifti tregoi historinë e dashurisë dhe ndër të tjera Sabriu tha: “Nerës nuk ia kam bërë kurrë fjalën dy. Asnjëherë s’i kam thënë nuk bën kështu. Ajo është kujdesur gjithë jetën për mua dhe për fëmijët tanë: për Ermalin, Bulzën si dhe për dy fëmijët e mi nga martesa e parë”. Këtë gjë ai e vlerësonte shumë.

Ndër të tjera Rudina i ngacmoi për të mësuar se si ishin njohur dhe Sabriu e rrëfeu momentin e takimit të parë: “Sa e pashë në fakultet i thashë: Ti do bëhesh gruaja ime. Pas ndarjes së parë kisha vendosur t’u përkushtohesha fëmijëve, e të mos martohesha, por Nerën s’doja t’ia lija askujt tjetër që të ma merrte”.

Ajo s’i tha jo, hoqi dorë nga muzika dhe puna, vetëm për t’iu përkushtuar burrit dhe fëmijëve të tyre.

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top