Mirëqenie

May 11, 2020 | 8:02

Saksofonisti Sokol Sejdo: Mbushni shpirtin me xhaz dhe bluz për emocione të paqta (video)

Nga Orjona Tresa

Në ditë karantine, artistët ia kanë dalë të bëjnë pothuaj kaq mirë edhe punën e psikologut. Sepse njihet që, arti është ushqim i patjetërsueshëm për shpirtin. Është një dimension kaq universal i kalimit në një gjendje qetësie dhe harmonie me veten. Muzika, një alternativë çlodhëse dhe paqeje, për të cilën të gjithë jemi të vetëdijshëm, që nga i madh e i vogël, është e pranishme çdo ditë në jetët tona duke kryer rolin e saj unik: dhurimin e kënaqësisë.

1Saksofonisti i njohur Sokol Sejdo përmes rrjeteve sociale ka mundur të përçojë pjesë të veçanta te publiku këto kohë të vështira, duke arritur atë mision që vetëm muzika di të përçojë. Muzikë e përzgjedhur xhaz, bluz, të cilat janë ushqimi i vërtetë sipas Sejdos, pa lënë mënjanë rrymat e tjera, për të plotësuar shijet e të gjithë publikut.

“Edukimi im është klasik” pohon Sejdo, “e natyrisht në këtë situatë ju rekomandoj Bah, Bethoven, Moxart, prelude Shopen, janë qetësim i vërtetë, më besoni. E sa për besimtarë ndjekës të pakthyeshëm të muzikës xhaz, do ju rekomandoja publikut që e ndjek dhe arrin ta perceptojë, kryesisht edhe muzikë shpirtërore Blues për arsye se dhe vetë izolimi nuk është se na gjen aq të qetë. Ndërkohë më tepër kemi të nevojshëm meditimin, harmoninë dhe mirëkomunikimin mes njëri-tjetrit në ambientet tona të mbyllura.

Sokol Sejdo, profesor klarinete dhe saksofoni dega Jazz, është nismëtari i krijimit të skenës së parë të Klubit të Xhazit në Tiranë, ndërsa ka qenë pedagog prej 15 vitesh në Liceun Artistik “Jordan Misja”. Ai është themeluesi i bandës së parë xhaz të këtij liceu, ku përreth dy vite performuan në të gjithë vendin, mision që e shpërndanë edhe nëpër shkollat artistike të rretheve, për t’ju ofruar edhe atyre një formë  të re, kulturë të re, strategji të re.

Që nga ajo kohë, aktivitetet e saksofonistit Sokol Sejdo flasin vetëm xhaz. Organizime, festa, koncerte për çdo grupmoshë e deri tek Nata e dytë e Festivalit “Jazz Shkodra” realizuar te SKENA-Jazz Club, përfshirë gjithashtu net poetike, libri, apo promovime librash e deri workshope të Universitetit të Arteve në bashkëpunim me artistë xhaz nga e gjithë bota.

“Festivalit te Librit dhe Arteve pamore” foto realizuar nga Mariola Mocka

3 2 5

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top