Lifestyle

June 12, 2018 | 14:01

Sandalet bizhu, shkëlqimi i këtij sezioni (Foto)

Për t’u ndjerë si princeshë e përrallave te “një mijë e një netë”, sandalet bizhu janë mikeshat tona të pandara për një pamje mahnitëse.

Siç na kanë mësuar edhe protagonistet e shfaqjeve të famshme televizive, çdo ngjarje e madhe kërkon një palë këpucë të veçanta.

Sandalet bizhu janë moderne dhe na japin një pamje femërore e këmbë princeshe për raste të veçanta.

Për sezonin e verës 2018 versionet e tyre vijnë në modele të mrekullueshme, që nga zbukurimet me gurë dekorativë, deri tek ato me gurë të çmuar, të varura tek kyçi i këmbës mbi takat e larta, deri tek sandalet e sheshta për në përditshmëri.

Sandalet nuk janë bërë për t’ju dhënë rehati, por për t’ju dhënë magjepsje, hijeshi duke ju bërë të ndritni si një yll mbi tapetin e kuq.

Burimi / ata.gov.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top