Mirëqenie

June 12, 2018 | 14:12

Disa këshilla për të përmirësuar kujtesën dhe rritur përqendrimin

Nuk janë të rralla momentet kur shumica nga ne thjesht e humbin përqendrimin gjatë kohës kur dikush është duke folur. Por, fatmirësisht ka disa këshilla të cilat mund të na ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi dhe problemeve tjera që ndërlidhen me kujtesën.

Cila është vitamina më e mirë për përqendrim dhe memorie?

Vitamina B12 besohet se ju ndihmon me memorie dhe përqendrim, pasi që i mirëmban substancat që ndërlidhen me funksionimin e duhur të sistemit nervor.

Pa vitaminë B12, qelizat e trurit që janë përgjegjëse për këto procese nuk funksionojnë siç duhet.

Mungesa afatgjate e kësaj vitamine mund të shkaktojë probleme serioze me memorie dhe demencën.

Për memorie më të mirë, pini më shumë qumësht

Shkencëtarët iu kanë kërkuar 972 personave të plotësojnë anketime sa i përket mënyrës së tyre të ushqyerit dhe i kanë futur në tetë teste rigoroze për t’ua matur përqendrimin, memorien dhe aftësitë e mësimit.

Të rriturit të cilët kishin konsumuar më shumë produkte të bulmetit kishin dalë deri në gjashtëfish më të mirë në teste të kujtesës sesa ata të cilët rrallëherë i kishin konsumuar këto produkte.

Cilat ushtrime fizike e përmirësojnë memorien?

Studimet e ndryshme kanë treguar se ushtrimet aerobike e përmirësojnë funksionin kognitiv dhe ndërlidhen kryesisht me përmirësimin e memories. Stërvitjet besohet se gjithashtu e inkurajojnë rritjen e qelizave të reja të trurit në hipokampus – zonë e trurit e cila merret me memorien dhe mësimin.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top