Aktualitet

June 23, 2022 | 8:15

Sandra Bullock heq dorë nga aktrimi për disa kohë: “Ndihem shumë e konsumuar”

Në një karrierë që ka zgjatur më shumë se 30 vjet, Sandra Bullock na ka dhuruar klasike kulti si Miss Congeniality, romane të përjetshme si The Proposal dhe filma të vlerësuar me çmime si The Blind Side. Dhe tani, aktorja thotë se është koha për të marrë një pushim.

Gjatë një bisede me The Hollywood Reporter, Bullock tha se mezi pret që së shpejti të ketë një orar më pak të zënë dhe të kalojë kohë me familjen e saj.

“Unë nuk dua të jem i përkushtuar ndaj orarit të dikujt tjetër përveç orarit tim. Ndihem shumë e konsumuar. Jam shumë e lodhur dhe nuk jam aq e aftë të marr vendime të shëndetshme dhe të zgjuara dhe e di këtë.”

Aktorja tha në një intervistë të mëparshme, në mars, se e merr punën e saj “shumë seriozisht” kur ka një film të ardhshëm, por për momentin, ajo shpjegoi: “Unë thjesht dua të jem 24/7 me foshnjat e mia dhe familjen time. Këtu do të jem për një kohë.”

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.harpersbazaar.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top