Marrëdhënie

January 13, 2018 | 16:35

“Sara e babit, ç’të bëjnë këta”, ish-bashkëshorti Ema Andreas përlot të bijën në ekran

Pasditen e të premtes, Sara Kapo, vajza e aktores Ema Andrea, ka qenë në emisionin “Rudina”. Në këtë intervistë Sara promovoi këngën e saj të parë, “Watching You”, ndërsa ka folur edhe për jetën e saj private.

Një surprizë për Sarën ka qenë edhe një videomesazh nga babai i saj.

“Sara e babit, e shikon së ç’bëjnë këta të medias, më gjetën dhe mua në strofullën time, por për Sarën time do pranoja gjithçka. Ja arrite kësaj dite dhe realizove një nga ëndrrat e tua, klipin tënd. Në çdo sekondë të jetës tënde ty nuk të ka munguar dashuria e asnjë njeriu. Goca e babit ti, të bukurën e ke në çdo qelizë tënden”, tha Kostandin Kapo.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com