Në fokus

December 8, 2016 | 12:20

S’do ta besoni sa njerëz morën pjesë sot në protestën kundër dhunës

Dhuna mashkullore ndaj femrave është në qendër të debatit publik, pas krimeve monstruoze të javëve të fundit. Fenomeni është rritur në dimensione që konsiderohen barbare. Çështja është serioze dhe nevoja për veprim është domosdoshmëri, por reagimi i qytetarëve, për fat të keq, mbetet vetëm në kuadrin e derdhjes së vrerit nëpër rrjetet sociale.

1

Erion Kristo Filozof, Pedagog, Aktivist i Shoqërisë Civile

Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo i zhgënjyer nga pjesëmarrja e vetëm 10 vetëve në protestën që ishte parashikuar të mbahej sot në orën 11:00 te Piramida, shkruan: Sot thirrëm një protestë në mbrojtje të jetës dhe kundër dhunës. Donim të reagonim ndaj gjëmave të kohëve të fundit. Donim të propozonim zgjidhjet tona. Tubimi dështoi. Njerëzit nuk erdhën. Dhe meqënëse asnjë institucion shqiptar nuk mban përgjegjësi, meqënëse shoqatat lekëharxhuese nuk mbajnë përgjegjësi, meqënese qytetarët nuk tregojnë qytetari, mendova të jap dorëheqjen time nga këto lloj protestash dhe nga shoqëria civile. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dështim. Unë bëra timen. Me uroni suksese në jetë tani…”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top