FB

November 23, 2021 | 8:27

Sekretet e bukurisë së Jennifer Lopez

Ushqim i shëndetshëm, kujdes i përditshëm, pak grim. Ky është sekreti i lëkurës me shkëlqim dhe të tonifikuar të JLo-së. Në moshën 50-vjeçare këngëtarja e mirënjohur latine Jennifer Lopez po përjeton një rilindje të dytë. Se ndodh nga dashuria e re, ajo me Alex Rodriguez, aktivitetit intensiv të fitnesit të cilit i nënshtrohet, apo për dietën, sigurisht që këngëtarja dhe aktorja duket të paktën 10 vjet më e re se mosha e saj reale. Por cilat janë sekretet e saj të bukurisë, dhe sekreti i shkëlqimit të lëkurës? 

01

HANI SHUMË PRODUKTE TË FRESKËTA

Sekreti për një lëkurë të shkëlqyeshme dhe të përsosur është konsumimi i shumë perimeve të freskëta dhe ujit. “Mendoj se pirja e ujit dhe ushqimeve të freskëta, si dhe e shumë frutave dhe perimeve (i mbaj gjithmonë me vete) është sekreti për lëkurë perfekte,” shpjegoi Lopez.

 

SHMANGNI DUHANIN DHE ALKOOLIN

I dashuri i J.Lo, Alex Rodriguez, konfirmoi: “Ajo me të vërtetë ndjek bazat kryesore, siç është, të pushuarit 8-10 orë. Mos pini alkool, mos pini duhan! Jetoni një jetë të pastër”.

 

PRAKTIKONI VETËDIJEN

Lopez gjithashtu beson se bukuria është gjendje shpirtërore. “Patjetër që mendoj se bukuria vjen nga brenda: duhet të mbani mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj në harmoni. Unë meditoj shumë dhe kur je i lumtur, ndjen gëzim dhe dashuri, e si rrjedhojë rrezaton bukuri. Unë jam e re dhe pa kohë. Këtë ia them vetes çdo ditë, disa herë në ditë. Tingëllon klishe, por nuk është: mosha është gjithçka në mendjen tuaj. Por edhe genet kanë rëndësi: Më duhet të them që kam gene të mira. Nëna dhe gjyshja ime kishin lëkurë të bukur, kështu që unë u bekova me të. Jam me fat”.

02

PAK GRIM

JLo ndau gjithashtu disa nga ritualet e saj të bukurisë, si larja e fytyrës pas djersitjes. “E laj gjithmonë fytyrën pas një stërvitjeje. Kjo më ndihmon të mbaj poret e mia të pastra dhe lëkurën të shëndetshme. Kurrë nuk shkoj në shtrat pa hequr grimin dhe përdor kremra nate për të mbajtur lëkurën të hidratuar. Sa i përket ditës, SPF është çelësi. Duhet ta mbroni lëkurën”. Përveç kësaj, ajo shpjegoi se përdor acid glikolik “për të arritur një shkëlqim të shëndetshëm dhe lëkurë të pastër”. Për sa i përket grimit: “Më duhet të bëj shumë grim për punë, kështu që kur nuk jam duke punuar, kam tendencë të përdor pak ose aspak grim”, tha Jennifer për InStyle.

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Vogue.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top