Këshilla & Arsye

July 30, 2018 | 9:13

Sekretet e ushqimit pas moshës 40-vjeçare

Mënyra më efikase për të pasur një metabolizëm të shpejtë pas të dyzetave është të keni një masë solide muskulare. Kjo nevojitet edhe për të mirëmbajtur peshën trupore. Arritja e këtij qëllimi shpesh bëhet e vështirë. Kjo ndodh për shkak të mungesës së informacionit mbi aktivitetin  fizik dhe nevojës për proteina.

Një studim i publikuar në British Journal Of Sports Medicine, sqaron lidhjen mes  proteinës, muskujve dhe aktivitetit fizik.

Në këtë studim morën pjesë 1,863 gra dhe burra të moshave dhe peshave të ndryshme. Rezultatet e studimit konfirmuan se njerëzit që konsumojnë më shumë proteina, kanë një qëndresë dhe forcë 10% më të madhe.

Masa muskulare e njerëzve që konsumojnë më shumë proteina është 25 % më e madhe se ata që nuk konsumojnë. Studiuesit konfirmojnë se njeriu duhet të konsumojë 1.6 gramë proteinë për çdo kilogram të peshës trupore. Pra nëse një njeri peshon 60 kg, ai duhet të konsumojë 96 gramë proteina në ditë.

Përmbledhje studimesh të ngjashme të publikuara në New York Times  sugjerojnë se njerëzit e moshës së mesme dhe ata që kryejnë aktivitet intensiv fizik duhet të rrisin dozat e proteinës.

Shkencëtarët nuk janë në favor të konsumit të sasive të tepruara të proteinave. Sipas tyre, nëse njeriu konsumon më shumë se 1.6 gramë proteina për çdo kilogramë të trupit, nuk do të ketë më shumë muskuj.

Proteina me baze bimore apo shtazore?

Përzgjedhja e burimit të duhur të proteinave është thelbësore për të shtuar masën muskulare. Ekspertët thonë se si proteinat me bazë bimore ashtu edhe ato me bazë shtazore janë të mira. Ato janë efikase për formimin e një mase ideale muskulare pa yndyrna. Në fakt konsumi i proteinave në çdo kohë të ditës ofron të njëjtat përfitime si në rastin e konsumit të tyre pas një aktiviteti fizik.

Ushqimet e pasura me proteina

Produktet e detit, mishi i shpendëve, produktet e bulmetit, vezët dhe fasulet janë ndër ushqimet më të pasura me proteina.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top