Lifestyle

July 25, 2018 | 10:31

Sekreti i nxirjes perfekte fshihet në…

Për tetë muaj në vit ne nuk bëjmë asgjë dhe me ardhjen e e verës dëshira jonë për diell, det dhe nxirje është shumë e fortë. Në këtë mënyrë nuk duam të bëjmë asgjë, por qëndrojmë në diell për orë e orë, duke shpresuar që të marrim një ngjyrë befasuese. Por cili është sekreti i një nxirjeje perfekte?

Mitet e rreme për rrezitje të përsosur

Nëse qëllimi ynë është që të nxihemi, duhet të shmangim 3 gabime të përsëritura. Të cilat janë:

Ekspozimi i menjëhershëm në diell: ky veprim nuk do të ndihmojë në nxirje. Një nga sekretet për rrezitje të përsosur është ekspozimi gradual.

Jo më kremra dielli pa SPF: nëse për pak vite ju nuk doni që lëkura të jetë e ngjashme me atë të breshkës, shmangni vajrat dhe kremrat pa mbrojtje.

Hidratoni lëkurën tuaj: pasi keni kaluar një ditë në plazh ose pishinë, mos harroni të aplikoni një krem dielli dhe një maskë hidratuese. Lëkura duhet të trajtohet dhe të hidratohet gjithmonë!

Nëse jeni një tifoz i pashërueshëm i banjave të diellit, ju duhet të përdorni strategji për të stimuluar sintezën e melaninës dhe rrjedhimisht, të përmirësoni mbrojtjen natyrore të lëkurës.

Ekzistojnë dy lloj nxirjesh: nxirje e menjëhershme që zhduket gjatë 24 orëve pas ekspozimit ndaj diellit dhe afatgjatë që merret gradualisht duke u ekspozuar ndaj diellit, shfaqet nga 3 deri në 7 ditë dhe arrin intensitetin maksimal të saj nga 10 në 28 ditë pas ekspozimit në diell, dhe pastaj zhduken pas disa javësh.

Nxirja e vërtetë është vetëm ajo afatgjatë. Fillimisht do të ndiheni sikur nuk keni marrë ngjyrë, por më vonë do të kuptoni se keni marrë një nxirje të vërtetë. Ekspozimi i tepruar ndaj diellit nuk do t’ju nxijë, por do të shkaktojë një skuqje të lëkurës duke krijuar një dëmtim të saj dhe do të bllokojë prodhimin e melaninës.

Gjithashtu, është e mundur që të përdoren kremra dielli me komplekse që veprojnë si nxitës për melaninën, duke forcuar mbrojtjen natyrore të lëkurës dhe duke kufizuar stresin oksidativ.

 

Burimi / dididonna.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top