Në fokus

November 8, 2017 | 15:59

Seks-skandale dhe politikë / “Me too”, iniciativa që mund të mbrojë dhe politikanet shqiptare

Merr përmasa më të mëdha skandali në Britaninë e Madhe.

Ngacmime seksuale te Parlamentaret e EU-së, ngacmime seksuale edhe në Austri

Reti Duka, punonjëse Sociale, Graz, Austri

Reti Duka, punonjëse Sociale, Graz, Austri

Para pak kohësh u tërhoq nga posti ministri i mbrojtjes i Britanisë së Madhe, pasi u përhap lajmi në media, se ai i preku gjurin me dorë një gazetareje në vitin 2002. Kështu, pas kësaj afere dolën në pah edhe afera të tjera të natyrës “ngacmim seksual” edhe i shumë grave të tjera. Në listë përfshihen edhe 36 emra të tjerë politikanësh.

Në të njëjtën kohë dolën zëra edhe nga parlamenti europian.

Asa Regner, ministre për shanse të barabarta e Suedisë, deputete në parlamentin evropian, bëri publike rastin e saj. Një politikan i rangut të lartë e kishte ftuar në një darkë pune në një bar. Ndërsa ajo mendonte se do të ishte takim pune, ai e kishte prekur disa herë në pjesë të trupit.

Pak kohë më parë, ministrja e jashtme e Suedisë Margot Wallström publikoi rastin e saj: Në një takim pune me disa kryetarë qeverish të vendeve të ndryshme. Ajo e përshkruan atë takim kështu: “Papritur ndjeva një dorë mbi kofshën time. Personi afër meje po më prekte me dorën e tij. Ishte një situatë komplet areale”. Ajo nuk e bëri publike emrin e politikanit të rangut të lartë.

Edhe në Austri gratë politikane përballen me ngacmime të ndryshme seksuale.

Si një uragan i vërtetë u krijua kështu iniciativa “ME TOO”. Mes Twiter dhe përmes rrjeteve të ndryshme sociale, shumë gra publike dhe jo publike shprehën solidaritetin e tyre dhe protestuan kundër ngacmimeve seksuale nga burrat. Një ndër figurat publike ishte dhe aktorja e njohur te filmi “Charmed” Alyssa Milan. Me fjalët “Me too” ato duan t’u japin viktimave të ngacmimeve seksuale kurajë, guxim të kallëzojnë ndjekjen penale të abuzuesve kushdo qofshin ata. Të mos tremben, por të luftojnë për të drejtat e tyre.

fotot-e-retit1Në Austri prej fillimit të këtij viti pati 1171 raste të kallëzuara në polici për ngacmim seksual. Kallëzimi bazohet në ligjin § 218 StGB “Ngacmim seksual dhe veprime të natyrës seksuale në shoqëri” dhe është i dënueshëm. Nga këto, 332 raste dolën para gjyqit, nga të cilat 114 me masa ndëshkimore, pra u dënuan, kurse 104 nuk morën dënim nga gjykata, në bazë të shqyrtimit të çështjeve.

“Me too, Suggested by a friend: “If all the woman who have been sexually harassed or assaulted wrote “Me too”, as a status, we might give people a sense of the magnitude of the problem”…

Por për mua lind pyetja: Përse këto raste marrin përmasa publike në shkallë botërore kur publikohet një rast qoftë dhe i vetëm nga politikanët? Përse publikojnë raste të ndodhura para shumë vitesh dhe jo direkt në kohën e ngjarjes? Shpjegimi psikologjik më thotë, se sa frikë kanë femrat qoftë edhe politikane. Frikë, pasiguri, se mos prishet imazhi, se mos humbasin pozicionin e arritur, se mos paragjykohen apo edhe se nëse i drejtohen gjykatave ndoshta humbasin gjyqet.

Teksa shkruaj këto rreshta për aktualitetin e hidhur të gruas moderne në kohët moderne, në vende të civilizuara, mendja më shkon te pozicioni i grave dhe vajzave në vendet e varfra, por edhe në Shqipëri. A thua të ketë edhe tek ne femra politikane që kanë përjetuar qoftë edhe një herë të vetme një përvojë të tillë?! Nëse ka, u them të gjejnë forcën dhe kurajën dhe të denoncojnë raste të tilla të shëmtuara. Ngacmime seksuale, përulje, fyerje, fjalor seksual e të tjera si këto që përdoren nga meshkujt duhet t’u thuhet menjëherë: “STOP!”

Unë jam për të drejta të barabarta mes gruas dhe burrit. Për pagesë të njëjtë mes burrit dhe gruas. Rrogat mujore të burrave ende janë shumë më të larta se ato të grave, edhe pse në shumë raste për të njëjtën punë gruaja paguhet më pak se burri. Për pjesëmarrje aktive të grave në politikë. Për sa kohë që meshkujt do të jenë përfaqësues politikë të grave, ata nuk do të jenë në gjendje të zgjidhin problemet e femrave. Këtë e bën shumë më mirë një femër. Nga ana tjetër kemi të bëjmë me një fenomen tjetër medial seksual. Pothuajse në të gjitha mediat vizive, gazetat, revistat publikohen foto modele të ndryshme “gjysmëzhveshur”, apo përdoren etiketime të ndryshme si: “Aktorja më seksi, apo fotomodelja më seksi”! …Gjithandej përdoret fjala “seks”… Të gjitha këto etiketime ia ulin vlerat dhe kapacitetin femrës, gruas. Automatikisht femra e bukur shikohet si objekt seksual nga meshkujt.

Por të kthehem tek tema e shkrimit tim. Meshkujt të veshur me pushtet. Ministra apo deputetë. Asnjë mashkull nuk ka të drejtën morale dhe njerëzore të ngacmojë seksualisht kolegen apo sekretaren. Asnjë mashkull nuk ka të drejtë ta prekë në pjesë të trupit femrën që ka përballë. Pa marrë parasysh reagimin e femrës. Që këtu fillon padrejtësia morale ndaj femrës.

Në këto kohë të globalizmit duket se gratë duhet të luftojnë përsëri për të drejtat e tyre të cilat u fituan me shumë luftë dhe përpjekje shekullore nga pasardhëset tona. Lëvizjet e hershme feministe nëpër botë.

Prandaj aksioni “Me too” është shumë aktual dhe kurajë se dhe për femrat në Shqipëri.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top