Marrëdhënie

May 5, 2018 | 8:08

Seksi për një marrëdhënie të lumtur!

Sipas një studimi, një herë në javë është zgjedhja e duhur për të pasur lumturi seksuale. Por, nuk ka formulë magjike. Përgjatë shikueshmërisë televizive, filmave, teatrove apo romancave të botuara në letër, mund të gjendeni përpara një situate të tipit: Të gjitha çiftet valëviten në lumturi. Por edhe nëpër mediat sociale tanimë është bërë një trend shikueshmëria e fotove në çift të dashuruar, duke u puthur, të cilat të çojnë në pyetjen: A është normale marrëdhënia ime,  sidomos kur është fjala për seksin dhe intimitetin.
sex“Pritshmëritë janë se si marrëdhëniet supozohet ‘që kërkojnë’”, thotë Dr. Logan Levkoff, doktor në seksualitetin njerëzor, martesën dhe jetën familjare në Universitetin e Nju Jorkut. “Shpesh, ky model përrallash nuk i imiton jetët apo realitetet tona”.

Sa shpesh duhet të bëjmë seks?

Sa i takon marrëdhënies seksuale, dhe se sa shpesh “duhet” të bëjmë, Levkoff thotë se nuk ka një “normale”, pasi çiftet janë të ndryshëm. “Normale” është kur çdo gjë që arrihet në kënaqësi të përbashkët me partnerin, dhe komunikimi luan një rol kyç në sigurimin që të dy palët të ndihen të përmbushura.

Kjo u shpreh në një studim të vitit 2017, i cili u shfaq në Arkivat e Sjelljes Seksuale, i cili zbuloi se mesatarja e të rriturve aktualisht i gëzohet seksit 54 herë në vit, pra rreth një herë në javë. Është interesante, gjithashtu ku një tjetër studim i botuar në Shkencat Sociale Psikologjike dhe Personalitetit, i cili anketonte mbi 30,000 amerikanë mbi moshën 40-vjeçare për tre projekte të ndryshme. Ai zbuloi se një herë në javë ishte standardi për lumturinë. Çiftet që kishin marrëdhënie seksuale më shumë se një herë në javë nuk raportuan se ishin më të lumtur dhe ata që kishin marrëdhënie seksuale më pak se një herë në javë raportuan se ndiheshin më pak të përmbushur.

love10

Rëndësia e intimitetit seksual

Intimitet seksual është çdo marrëdhënie e gjallë, dhe jo thjesht për kënaqësinë sensuale të të gjitha gjërave.

“Afrimiteti dhe lidhja janë një nevojë njerëzore”, shpjegon Dr. Sanam Hafeez, psikolog klinik i licencuar me bazë në NYC. “Një marrëdhënie afatgjatë është e rëndësishme për t’u rilidhur përmes seksit. Kimikatet e trurit të lëshuara gjatë seksit e forcojnë lidhjen më tej”.

Levkoff pajtohet, duke shtuar se seksi nuk duhet gjithmonë të kufizohet edhe në marrëdhëniet seksuale. Intimitet fizik, përfshirë përkëdhelitë, stimulimin oral dhe ndarjen e fantazive seksuale, duhet të kontribuojë në lidhje. Në fund të ditës, fokusi nuk duhet të jetë në goditjen e një “numri magjik”, por në përmbushjen e nevojave të të dy partnerëve dhe përmes lidhjes në intimiteti si çift.

Çiftet që kryejnë më shumë se një herë në javë marrëdhënie seksuale, nuk është se shfaqnin ndonjë lumturi më të madhe, ndërsa ata që kryenin më pak seks, ndiheshin jo fort të përmbushur.

ask-mf-more-sex-appeal-main

5 arsye pse nuk kryejmë seks mjaftueshëm

Ndërsa është krejtësisht normale që mos ngrihesh për seksin herë pas here, gjërat bëhen problematike kur seksi bëhet punë e përditshme dhe kur intimiteti fizik nuk është më prioritet në marrëdhënien tuaj. Për ta rregulluar këtë, duhet të kuptoni shkaqet dhe pastaj të bëni ndryshimet e duhura.

1.Stresi

“Stresi shfaqet në shumë mënyra dhe ndikon në shëndetin mendor dhe fizik. Mendërisht, sepse mund t’ju bëjë të ndiheni të tronditur, të kontrolluar, nervozë dhe madje edhe në depresion. Fizikisht, ju mund të përjetoni stomakë të shqetësuar dhe dhimbje koke, të nxitur nga kortizoli i tepërt në gjak. Të gjitha këto mund ta mbysin epshin tuaj”, thotë Levkoff.

Për ta pakësuar stresin, rishikoni gjërat që janë të rëndësishme për ju. Mos kini frikë të thoni jo, meditoni, bëni stërvitje, frymëmarrjeje të thella, krijoni kohë për veten dhe partnerin tuaj. Gjithashtu, kujdesuni për trupin tuaj duke ngrënë mirë, duke marrë gjumë mjaftueshëm dhe duke u ushtruar shpesh.

2.Pasiguria trupore

“Pasiguria trupore është një shkak i zakonshëm, sidomos kur nuk ka të bëjë vetëm me pamjen, por me ndjenjën e frymëmarrjes dhe jo vetëm në të mirën tuaj”, shpjegon Hafeez. Kjo ndodh te personat me vetëbesim të ulët në lidhje me imazhin e trupit, të cilët përjetojnë shpesh ndjenja turpi ose siklet për të qenë të zhveshur para partnerit të tyre dhe nuk kanë besim seksual për të nisur i pari ose për t’u angazhuar në intimitetin seksual.

Megjithëse e vështirë, adresojini pasiguritë tuaja. Zhvendoseni mendjen nga këto pasiguri, dhe përfshihuni si një profesionist. Bëni gjëra që ju bëjnë të lumtur dhe krijoni besim. Ushtrohuni shpesh, që të mund të çlirohen endorfinat dhe të keni një vlerësim më të madh për trupin tuaj.

3.Sëmundjet kronike

“Sëmundjet kronike si: artriti reumatoid, dhimbja, lodhja, ngurtësia, ënjtja, thatësia vaginale dhe funksioni i kufizuar, mund të ndikojnë edhe në dëshpërim”, thotë Levkoff, i cili e ka mbuluar gjerësisht këtë temë. Disa kushte dhe medikamente, mund të ndikojnë në dëshirën tuaj seksuale ose në aftësinë për t’u bërë fizikisht të gjallë. Konsultohuni me mjekun tuaj, dikë që t’ju mbështesë gjatë gjithë kësaj bisede, rreth planeve të trajtimit dhe mënyrave për të punuar drejt përmbushjes më të madhe seksuale.

4.Pajisjet inteligjente

“Ironia e teknologjisë është se, ndërkohë që na bën të ndihemi intelektualisht më të lidhur me njerëzit, mund të na izolojë edhe më tej nga njëra-tjetra kur bëhet fjalë për intimitet”, thotë Levkoff. Është zakon i mirë për të mbajtur elektronikën, duke përfshirë telefonat dhe televizorët jashtë nga dhoma e gjumit. Merrni një hap më tej, duke e lënë telefonin tuaj të mençur në makinë gjatë darkës, në një dhomë tjetër kur jeni në shtëpi, në mënyrë që të jeni jashtë mbikëqyrjes së teknologjisë”, thotë Hafeez.

5.Lidhja e ngadaltë
Dëshira seksuale mund të kompromentohet nëse nuk ndiheni të lidhur emocionalisht me partnerin. Rindezja e kësaj lidhjeje mund të jetë aq e thjeshtë sa shkëputja në një fundjavë pa fëmijë, t’i kushtohesh një kohe tjetër duke hequr dorë nga rutina apo të dërgosh tekste të ëmbla.

“Kontrolloni gjatë gjithë ditës. Një ikonë me fytyrë të butë ose një mesazh të shpejtë që tregon dashuri, e mban lidhjen të gjallë”, thotë Hafeez. “Gjithashtu, diçka e thjeshtë është dhe të ecësh së bashku në mbrëmje, pa telefon, ose një mbrëmje vallëzimi, në mënyrë që të rrjedhin kimikatet e mira të trurit”.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi NBC News

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top