FB

March 28, 2022 | 13:47

Sëmundja e Jada Pinkett, gruas së Will Smith, arsyeja e shuplakës së Chris Rock në Oscar

Pse Will Smith goditi me shuplakë Chris Rock? Në një shaka të bërë prej tij Chris Rock i ishte referuar kokës së rruar të gruas së tij: “Ti po përgatitesh për Private Jane 2, mezi po pres”, i tha ai duke kujtuar alopecinë e Jada Pinkett-Smith. Kjo bëri që Will Smith të ngrihej menjëherë në këmbë dhe të kryente gjestin që miliona njerëz në mbarë botën e kanë parë tashmë.

Gruaja e Will Smith vuan nga alopecia

Jada Pinkett-Smith, 51 vjeç, i mban flokët e rruar për shkak të alopecisë nga e cila aktorja vuan që nga viti 2018. Ajo e ka treguar gjithmonë hapur, gjithmonë ka bërë shaka me të, sidomos kur vendosi të heqë shaminë dhe filloi të dalë në publik me kokë të rruar. “Më duket se kam bërë një operacion në tru apo diçka të ngjashme. Kjo alopecia dhe unë do të bëhemi miq, pikë”, kështu Jada Pinkett-Smith foli hapur për alopecinë.

Fillimi i gjendjes, megjithatë, ishte dramatik: Ju bien flokët në dush, mbeteni me fijet e flokëve në duar. Në një moment ju mendoni: ‘O Zot, do të bëhem tullac’. Për mua, ai përfaqësonte një moment frike të jashtëzakonshme.

Gjesti i Will Smith kundër Chris Rock

Chris Rock kishte bërë një shaka për Private Jane, duke iu referuar alopecisë së Jada Pinkett-Smith. Will Smith u ngrit dhe e goditi, pastaj u ul përsëri: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote e ndyrë!”, bërtiti ai. Gjesti u dënua në mediat sociale dhe gjithashtu mund të jetë subjekt i një përjashtimi nga Oscars. Pak minuta më vonë, në fakt, Will Smith mori çmimin e aktorit më të mirë për filmin “King Richard” dhe kërkoi falje: “Në momentin më të lartë, Djalli vjen për të marrë ty”, tha ai.

 

Burimi / https://www.fanpage.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top