Një sëmundje e panjohur dhe vdekjeprurëse, e quajtur ‘X’ është renditur në listën e epidemive globale që mund të rrezikojnë jetën e miliona njerëzve.

Çdo vit, shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë krijojnë një listë me sëmundjet më të përhapura që mund të shkojnë deri në pandemi.

Në 2018, mes viruseve të njohura si Ebola, SARS dhe Zika, është dhe një emër i ri, sëmundja X.

Ndryshe nga patogjenët e tjerët, nuk dihet se si shkaktohet kjo sëmundje ose si mund të trajtohet nga mjekët. Studiuesit kanë thënë se shtuan sëmundjen X në listën e kërcënimeve për faktin se pandemia e ardhshme vdekjeprurëse mund të fillojë nga një sëmundje që nuk ka shkaktuar probleme më parë.

Sëmundja X përfaqëson njohurinë e një epidemie serioze ndërkombëtare që mund të shkaktohet nga një patogjen aktualisht i panjohur, tha studiuesi norvegjez, John-Arne Rottingen.

OBSH paralajmëroi mjekët dhe shkencëtarët që të përgatiten për pandeminë e ardhshme, e cila mund të prekë popullin shpejt dhe të vrasë më shumë se 300 milionë njerëz në të gjithë botën.