Fëmijët e kanë shumë të vështirë të shprehin nëpërmjet fjalës humbjet, frustracionet apo zhgënjimet e tyre. “Një nga sfidat e fëmijërisë është të mësuarit e menaxhimit të impulseve normale të agresivitetit dhe kanalizimi i tyre në rregulla sociale”.
Nga Lira Gjika
Gjithashtu është shumë e vështirë të rregullohen të shprehurit e të tilla emocioneve, si frika, zhgënjimet apo frustracionet e ndryshme, sidomos tani, pas mbylljes së detyruar nga koronavirusi, ku të gjithë, të rritur e fëmijë, ishim konfuzë, të trembur, të hutuar, nervoz dhe mbi të gjitha të pasigurt e të pafuqishëm. Në këto javë të mbyllur, fëmijët kanë qenë spektatorë të heshtur, ndërsa ne të rriturit të pafuqishëm deri në ekstrem, prandaj duhet të përdorim më shumë përgjegjësinë dhe fantazinë, që t’i ndihmojmë fëmijët.
Të rriturit, të cilët nëpërmjet lojës, shëtitjeve në këmbë e biçikletë, bisedave e leximit, të ndihmojnë fëmijët që ta përftojnë eksperiencën që kaluam, si një eksperiencë, e cila mund të përdoret për të mësuar të menaxhojë më mirë zemërimin dhe zhgënjimin dhe të fitojë kompetenca të reja, që t’i përdorë në jetën e përditshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.