Këndi i të rinjve

September 12, 2020 | 8:06

Sfidat e arsimit parauniversitar në kohë pandemie

Në ditët që kaluam e gjithë bota u përball me një pandemi e cila e vështirësoi deri diku por dhe e ndryshoi mënyrën tonë të jetesës, gjithashtu dhe në zhvillimin e veprimtarive tona të përditshme, të cilat ishim mësuar t’i kryenim normalisht.

Nëse i referohemi arsimit dhe institucioneve të arsimit parauniversitar, mund të them se ishte një nga aspektet më të vështira me të cilat u përball shumëkush, duke nisur me mësuesit, nxënësit, e duke vijuar me ata që janë pjesë e pandarë e shkollës, prindërit.

Nga Aleksandër Lamaj, student në degën “Shkenca Juridike”

Kur qeveria vendosi të mbyllë shkollat, u gjykua si e arsyeshme që zgjidhja më eficente do të ishte zhvillimi i mësimit online. Nuk dihej ende pak muaj më parë, nëse Shqipëria duke mos e implementuar asnjëherë si metodë, ndryshe nga shumë vende të tjera të botës, i duhej të vendoste përpara ekraneve kompjuterikë, televizionit për të ndjekur mësimin apo pajisjeve smartphone nxënësit dhe mësuesit për të zhvilluar mësimin.

Praktikisht kjo mund të dukej si e vetmja zgjidhje për të mos mbetur peng, procesi mësimor dhe, për të mos krijuar asnjë hendek në pjesën e përgatitjes dhe të njohurive të domosdoshme të nxënësve. Disa i gjeti pa ndihmën prezente të mësueses në klasë të parë për t’i ndihmuar nga afër se si ata të shkruajnë e të lexojnë, dhe nga ana tjetër të gjitha gjeti  rreth 26.000 maturantë larg shkollës ku iu duhej të merrnin një përgatitje më të mirë për provimet e maturës shtetërore. Parë në kontekstin e asaj  çka u evidentua më së shumti në këtë proces, ishte se jo të gjithë nxënësit gëzonin aksesin e duhur për të ndjekur mësimin, pasi mundësitë nuk janë për të gjithë njësoj, si dhe mësuesit nga ana tjetër që për vite me radhë ishin mësuar me formën tradicionale të mësimit në klasë, tashmë iu duhej të kishin qasje në platformat online për të shpjeguar apo për të dërguar materialet e nevojshme dhe didaktike mësimore.

Por me gjithë mundësitë dhe krijimin e hapësirave të nevojshme të gjithë bën të pamundurën që dija të vazhdonte dhe të jepej dhe të merrej dhe nga ekranet e vogla online dhe nga shtëpitë ku kishin të mbizotëruar deri diku frikën, pasigurinë e ditëve që dukej se kalonin ngadalë me vështirësinë që kishte ngecur ndër to. Përballja e kësaj sfide që do ta gjej nxënësin dhe mësuesin dhe këtë rifillim shtatori, është se orët e mësimit do të jenë 30 minuta për të shmangur qëndrimin gjatë nëpër klasa, por ajo që duhet bërë dhe që të ndihmojë pa dyshim nxënësit, është që mësuesit të arrijnë të përmbledhin të gjithë aspektin e nevojshëm të mësimit në ato pak minuta.

Më e rëndësishmja që vlen të theksohet është se sipas masave të ndërmarra nga ana e MASR  nuk do të ketë më shumë se dhjetë nxënës nëpër klasa, por asnjë shkollë nuk ka dhënë informacion nëse arrijnë të mbulojnë pjesën e ambienteve të nevojshme për zhvillimin mësimor me të gjithë distancimin social dhe nga ana tjetër të mbulimit me staf pedagogjik dhe që ata të mos jenë të ngarkuar në sajë të orëve mësimore.

Nëse do të duhet që një pjesë e nxënësve të ndjekë mësimin në kushte shtëpie sa e kanë të mundur sërish të dyja palët të bëjnë mësim në platformat e ndryshme të komunikimit! Prandaj them se ky është një vit që e ndesh arsimin dhe shkollat shqiptare me një sfidë që sigurisht kërkon zgjidhjet më optimale për të bashkë renduar gjithçka siç duhet.

Një këshillë që dua t’ju jap të gjithë mësuesve, nxënësve dhe prindërve është të kenë sa më shumë kontakt me shkollën, të interesohen se cila do të jetë zgjidhja më e mirë që iu vjen në ndihmë tre aktorëve kryesorë dhe që janë një trinom i pa ndarë, për të pasur më të mirën dhe që e ardhmja e askujt të mos rrezikohet dhe arsimi të mos vijë jo i plotë tek nxënësit që nesër do të jenë pjesë e të ardhmes së këtij vendi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top