Mirëqenie

July 21, 2020 | 8:10

Shalqiri / 5 arsye të mira për ta bërë atë një festë të vërtetë

Shalqiri nuk është vetëm i shijshëm dhe freskues, ai është një eliksir i vërtetë për trupin tonë, si dhe një aleat i çmuar kundër mbajtjes së ujit dhe celulitit. Ideal për rikuperimin e substancave të humbura nga djersitja, kur nxehtësia bëhet e padurueshme, gjithashtu ai është i përsosur për detoksifikimin dhe pastrimin dhe është një aleat i mirë për qëndrimin në formë.

I mirë, i freskët, i lirë: shalqiri ka një mijë e një virtyte, por mbase nuk i njohim të gjitha. I pasur me minerale të domosdoshme për mirëqenien tonë, siç janë kaliumi, fosfori dhe magnezi, si dhe vitamina, veçanërisht Vitamina C, shalqiri gjithashtu ka një përmbajtje të shkëlqyeshme të beta-karotenit, i cili vonon shfaqjen e radikalëve të lirë, si dhe likopenit, i cili ushtron një veprim të fuqishëm antioksidues duke mbrojtur qelizat nga stresi oksidues.

Është tonik: shalqiri është një minierë e vërtetë e kripërave minerale dhe vitaminave, saktësisht ajo që na duhet gjatë verës, ku, për shkak të nxehtësisë, djersitja jonë rritet. Një fetë e shalqiri, përveç që na freskon, është një kurë e vërtetë për lodhjen.

Hipertensioni: nëse bëjmë një festë me shalqi, na falënderon edhe sistemi kardiovaskular. Në fakt, ky frut ndihmon në uljen e presionit të gjakut: prania e natriumit, kaliumit dhe citrulinës, një aminoacid që ndihmon në hollimin e enëve të gjakut, janë elementët e përsosur për të ndihmuar në ribalancimin e presionit të gjakut.

Eliminon celulitin: shalqiri është shumë i pasur me ujë dhe është shumë diuretik, prandaj është aleati ynë më i mirë në luftën kundër celulitit. Ai është një zgjidhje e shkëlqyeshme për të luftuar mbajtjen e ujit dhe për të qenë gjithmonë në formë.

Lufton radikalet e lira: shalqiri është një antioksidant i fuqishëm natyror, falë përmbajtjes së lartë të Vitaminës C, e cila kundërvepron me radikalet e lira duke parandaluar plakjen qelizore dhe formimin e qelizave të kancerit. Përveç kësaj, ajo stimulon sistemin imunitar dhe parandalimin e ftohjes gjatë verës. Për më tepër, shalqiri ndihmon në mirëqenien e lëkurës sonë falë përmbajtjes së beta-karotenit, një pigment antioksidues, i cili vonon plakjen e epidermës duke e mbajtur atë elastike.

Qetëson inflamacionin: shalqiri është i përsosur si një anti-inflamator falë likopenit, një antioksidant që ndihmon në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve serioze. Për më tepër, likopeni, së bashku me beta-karotenin, stimulon prodhimin e melaninës duke promovuar ngjyrosjen, njësoj si të gjitha frutat dhe perimet me lëvore dhe pulpë të kuqe, të verdhë dhe portokall, duke filluar me karotat, specat dhe domatet.

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top