Marrëdhënie

July 21, 2020 | 8:12

Juliana Dulla: Bëni gjithçka mundeni që fëmijët t’ju mbajnë sa më pak sekrete

 

Fëmijët, shpesh, kur e shohin veten në telash ndihen në faj, kanë frikë te tregojnë çfarë po ju ndodh, sepse mund të vihen përpara gjykimit prindëror, por dhe më gjerë.

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Juliana Dulla, Master Shkencor, psikologe këshillimi, psikoterapiste EMDR, Niv.1

Bëjini fëmijët tuaj të ndihen rehat kur flasin me ju, mos i fajësoni, mos i gjykoni dhe mos i dënoni ashpër kur gabojnë. Në të kundërt ka gjasa që ata të kërkojnë vëmendje dhe ngrohtësi në njerëz të gabuar.

-Siguria dhe mbështetja prindërore është domosdoshmëri dhe disa nga format si mund t’u drejtohemi fëmijëve janë:

“Nëse më tregon të vërtetën unë do të di si të të ndihmoj.” 

Në këtë rast fëmija mëson që të thuash të vërtetën është më mirë se të gënjesh.

-Të edukosh fëmijët nuk do të thotë ta bësh domosdoshmërish duke i imponuar respekt për çdo njeri më të madh se ai në moshë. Shumë thjesht mund t’i themi:

“Kur një i rritur kushdo qoftë ai, të imponon apo të ofron diçka që nuk të pëlqen, thuaj “JO” nuk je i detyruar të pranosh për shkak të moshës. T’i vendosësh limitet dikujt më të rritur nuk quhet mungesë respekti.”

1

-Nëse vini re që fëmija juaj po ju fsheh diçka në telefon, tablet apo pc mos i kërkoni me ngulm apo me zë të lartë e kërcënim si për shembull: “Mua duhet të më tregosh gjithçka”, por ftojeni t’ju tregojë për lojën apo bisedën që po zhvillon, tregoni interes për lojën sikur të jeni bashkëmoshatar i tij.

-Kur vini re që fëmija ndihet në ankth mund t’i drejtoheni: “Edhe nëse je futur në ndonjë telash asnjëherë nuk është vonë për të më treguar.”

Ilustroni me shembuj përvoja të gabimeve së fëmijërisë tuaj, kështu fëmija çlirohet nga ankthi dhe fillon të tregojë atë që po i ndodh apo atë çka po e mundon.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top