Këshilla & Arsye

October 21, 2020 | 8:14

Shëndeti emocional dhe shkolla / Pse shkollat duhet të përshtaten me ndryshimet në zhvillimin njerëzor?

Filonida Kelmendi – Psikologe

Filonida Kelmendi – Psikologe

Institucionet shkollore siç edhe e kanë emërtimin institucion edukativo-arsimor duhet edhe të veprojë në këto suaza. Kjo nënkupton një proces më të thellë se sa vetëm mbarëvajtje e një ore mësimore. ‘Edukata është ajo që mbetet pasi të harrojmë çfarë kemi mësuar në shkollë’ një thënie kjo e thënë nga Albert Einstein e që përcjell mesazh të thellë. Artikulli në fjalë thekson mbi të gjitha rëndësinë e të qenit emocionalisht shëndetshëm dhe me raporte të qëndrueshme me mësimdhënësit dhe miqtë në shkollë.

A e bëjnë të vlefshme rëndësinë e kësaj pjese shkollat tona?

Kam frikën se jo!

Një nxënës që ka shoqëri të mirë në shkollë, por nuk performon si duhet në mësim, mund të ketë ngecje në raportet e tij pikërisht me mësimdhënësit. Kjo për arsye të ndryshme të cilat sa më pak shpalosen aq më shumë sjellin pasoja negative. Prandaj, një vendosje e një marrëdhënie më të ekuilibruar mes nxënësve dhe mësuesve, pastaj edhe e kolegëve mes vete do mund të reflektonte në një klimë përgjithësisht të qëndrueshme në ambientet shkollore.

Si shkollat duhet të përshtaten me ndryshimet në zhvillimin njerëzor?

Individi si qenie është në proces dhe avancim të vazhdueshëm.

Sigurisht që, një e shkruar në gur sot nuk do funksiononte. Andaj edhe rrjedha, procesi, ideja e kërkon kohën e përshtatshme të saj. Shkollat, për të qenë të suksesshme duhet të jenë në radhë të parë të strukturuara me një staf mësimdhënësish që njohin dinamikat e zhvillimit njerëzor, njohin dhe i pranojnë ato. Kjo për të qenë të psikoedukuar drejt zhvillimeve të shumta që ndodhin me kohën, dhe për të qenë të informuar me të gjitha avancimet në shkenca të ndryshme. Kjo kërkon një vëmendje të shtuar dhe proces në vazhdimësi, por do mund të ndikonte jashtëzakonisht mirë në këto relacione jetike në hapësirën shkollore. Një mësues që njeh vrullin e zhvillimit, do i sheh problemet në një tjetër këndvështrim. Pastaj edhe pajisja me mjete të teknologjisë më të avancuar, ka të bëj me këtë përshtatje ndaj zhvillimit njerëzor.

Si duhet përshtatur shkolla për të qenë ambient motivues për të gjitha palët e përfshira në të?

E kuptojmë që të gjithë rëndësinë e motivimit. Por pak e praktikojmë si dukuri, apo pak kontribuojnë për ta ngjall atë. Mendoj që në një hapësirë shkollore, një motivim i qëndrueshëm pa bashkëpunimin e të gjitha palëve në formën e vet, është pothuajse i pamundur. Kjo ngase ky proces kërkon përkrahje nga të gjitha anët. Këtu hyjnë shpërblimet, që mund të ketë një nxënës nga mësimdhënësi, një mësimdhënës nga stafi i gjerë, apo një prind për angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me shkollën. Shkolla kërkon tërheqje, nganjëherë nuk ka asgjë më motivuese se një gjysmë humori në mes të orës mësimore. Kjo ngase prek pjesën e trurit që çliron serotoninën dhe nxit ndjenjat e mira. E pastaj një vrull drejt aktivitetit vjen bashkë me këtë lirim hormoni. Kjo është shumë e thjeshtë në shikim të parë, por që mund të bartë me vete shumë ndjesi të mira. Pastaj, aktivitetet atraktive, format vizuale të të shpjeguarit mund të jenë motivuese për nxënësit.

E ajo çka mendoj që i bën mësimdhënësit të motivuar është një lider i tillë. Shkolla duhet të frymojë sinqeritet për punën, qysh nga aspekti më i lartë i saj, për t’u përcjellë pastaj deri tek nxënësit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top