Marrëdhënie

May 7, 2018 | 14:34

Shenjat dhe shkaqet e xhelozisë…

Xhelozia është një emocion negativ që shfaqet kur marrëdhënia juaj është e “ekspozuar” ndaj një rreziku të vërtetë apo thjesht të supozuar si pasojë e një ndjenje dyshuese për dashurinë, besnikërinë e partnerit/partneres tuaj. Xhelozia mund të konsiderohet “normale” për të gjitha llojet e marrëdhënieve por efektet e saj janë më të fuqishme në marrëdhëniet romantike.

Në fillim xhelozia mund të duket si diçka e mirë pasi ju bën të mendoni se partneri juaj mendon apo ka ndjenja të forta për ju, por kur këto ndjenja bëhet më të rënda, ndikuese të çdo aktiviteti në jetën tuaj të përditshme ato mund ta shkatërrojnë marrëdhënien tuaj. Kështu që ju duhet t’i njihni shenjat e xhelozisë në mënyrë që t’i “kuptoni” problemet reale përpara se kjo ndjenjë të përshkallëzohet dhe ta prishë marrëdhënien tuaj.

Disa nga shenjat e xhelozisë janë:

Kontrolli i tepërt: Xhelozia aktivizon një sjellje kontrolluese, e cila mund të konsistojë në shkeljen e privatësisë së partnerit dhe kufizimin e ndërveprimeve me personat e tjerë.

Kërcënimet: Njerëzit xhelozë e kërcënojnë partnerin e tyre për ta mbajtur nën kontroll.

Ankthi: Kur jeni xheloz jeni gjithnjë në ankth dhe duke menduar se çfarë po bën apo po mendon partneri juaj.

Por çfarë e shkakton xhelozinë?

Sipas ekspertëve 2 shkaktarët kryesorë të xhelozisë janë:

Pasiguria në marrëdhënien tuaj: Pasiguria është shkaktari kryesori xhelozisë. Në fakt xhelozia është vetëm manifestimi i pasigurisë që gjendet në ndërgjegjen tuaj.

Frika: Frika se partneri juaj do të gjejë dikë më të mirë se ju mund t’ju bëjë shumë xheloz.

Helen Fisher autore e librit “Why We Love” thotë se pak xhelozi në një marrëdhënie është diçka e mirë pasi kjo ndjenjë ju kujton se jeni me fat që keni një partner që ju do dhe kujdeset për ju. Por nëse xhelozia bëhet kronike, mund të sjellë fundin e marrëdhënies tuaj, ndaj duhet të flisni me partnerin tuaj që në momentet e para që vini re shenjat e para të xhelozisë dhe të kërkoni ndihmën profesionale të një psikologu nëse është e nevojshme.

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top