Dëshmi

May 10, 2018 | 8:35

Shenjat e dukshme të demencës që humba tek nëna ime

 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajo që e bën këtë epidemi edhe më të frikshme është se, pavarësisht nga problemet, askush nuk e di se çfarë e shkakton. Alzheimeri është lloji më i zakonshëm. Kristine Solomon, gazetare, e cila ka provuar fatin e saj tek e ëma që vuante me Alzheimer, e kishte të vështirë të kuptonte fillimisht shenjat. Ajo thotë se e ëma nuk u diagnostikua derisa kur arriti në fazat përfundimtare, kjo edhe për shkak të moshës. Ajo ishte 68 vjeçe. “Kurrë nuk dyshoja se nëna ime do të prekej nga kjo sëmundje”, shprehet ajo.

demenca

Pas bisedës me mjekët dhe duke lexuar pa fund për sëmundjen, tani e kuptoj se ka disa shenja të hershme që mendja e nënës sime i vuante. Por shumica e simptomave ishin gjëra që ne ia vinim moshës, madje dhe personalitetit të saj. Por në fakt ato ishin simptoma më të hershme të Alzheimerit që vuante nëna ime.

Shenjat dalluese ishte humbja e kujtesës. Sigurisht që të gjithë humbasin telefonin, çelësat apo sendet e tjera të vogla kohë pas kohe, por kur frekuenca është pothuajse e njëjtë çdo ditë, mund të jetë shenjë e një problemi më të madh.

Duke kërkuar çdo ditë informacion, dola në përfundimin se “Cilin tren po merr nëna ime?

Kjo ishte pyetje e paepur, që më alarmonte për fatin e saj. Sipas Shoqatës Alzheimer, harresa kronike është një shenjë paralajmëruese. Mund të faktoj shmangien e ndërveprimeve shoqërore. Kjo ndodhi kur nëna ime nisi të largohej gjithnjë e më shumë nga miqtë e ngushtë. Kur ajo u shpërngul nga shteti me babanë tim 10 vjet më parë, filloi të shmangte situatat sociale, sidomos nëse i kërkoje të takohej me njerëz të rinj. Siç mësuam më vonë, izolimi social është një shenjë e hershme e çmendurisë.

Mosnjohje e terrenit, një tjetër simptomë e hershme e çmendurisë. Nëse sëmundja e nënës sime kishte nisur të hidhte rrënjë gjatë kohës që ajo u zhvendos, kjo i jep kuptim problemeve që ajo kishte në ruajtjen e këtij informacioni të ri.

Humbje e pashpjegueshme në peshë. Në fakt nëna ime kishte qenë gjithmonë një grua e imët. Por ajo sa vinte e tkurrej. Deri në kohën kur u diagnostikua me Alzheimer, ajo peshonte më pak se 100 kilogramë. Sipas një publikimi të Akademisë Amerikane të Neurologjisë në vitin 2009, “Gratë me Alzheimer humbasin peshë të paktën dhjetë vjet para diagnozës”. Në vitin 2010, humbja e peshës së padëshiruar ishte e lidhur me progresin e shpejtë të sëmundjes. Nëna ime kaloi nëpër tre fazat e fundit të Alzheimer  për dy vjet.

Nëse dyshoni se një i afërm mund të përjetojë shenjat e hershme të demencës, ekspertët rekomandojnë që ta bindni atë person të shkojë menjëherë tek mjeku. Sipas Shoqatës Alzheimer, sa më herët aq më i lehtë trajtimi.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi msn.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top