Lifestyle

May 10, 2018 | 8:34

Kineasti Polanski kundër lëvizjes feministe #MeToo, e quan “histeri kolektive”

Varshavë, Poloni— Fituesi i çmimeve Oscar, kineasti Roman Polanski thotë se lëvizja #MeToo, e cila hedh dritë mbi sjelljet e pahijshme seksuale të burrave të fuqishëm në Hollivud është “histeri kolektive” dhe “hipokrizi e plotë”.

polanski

Polanski e bëri këtë koment për Newsweek Polska në një intervistë dhënë pak ditë para se Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Filmit ta hiqte nga anëtarësia e tij gati 50-vjeçare, duke përmendur një rast në vitin 1977, në të cilin ai u deklarua fajtor për seks të paligjshëm me të mitur.

Ai tha se të gjithë po përpiqen të nënshkruajnë në #Me too “kryesisht nga frika” dhe e krahasoi atë me fëlliqësinë e krerëve të Koresë së Veriut, e cila është aq intensive saqë “nuk mund të ndalesh së qeshuri”. Më tej ai nuk shpjegoi gjë.

I mbijetuar nga Holokausti, lindur në Paris, Polanski fitoi një Academy Award për drejtimin e “The Pianist” në 2003.

Përgatiti Orjona Tresa

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top