FB

November 16, 2021 | 9:58

Shenjat që jep mëlçia kur niveli i toksinave në trup është shumë i lartë

Mëlçia është përgjegjëse për eliminimin e toksinave nga organizmi, ndaj mund ta imagjinoni mjaft mirë rëndësinë e saj për mirëqenien tonë. Mirëmbajtja e këtij organi është e domosdoshme nëse dëshironi të keni një jetë të shëndetshme e të gjatë. Nëse mëlçia ngarkohet shumë nga toksinat në trup, ajo do të nxisë akumulimin e depozitave dhjamore në zonën abdominale.

Mëlçia zakonisht rrezikohet nga dy probleme madhore: dhjamosja si pasojë e alkoolit dhe si pasojë e niveleve të larta të kolesterolit. Në momentin kur mëlçia është tepër e ngarkuar atëherë do të vëreni simptomat e mëposhtme:

Alergji

Nëse mëlçia është e sëmurë, ajo do të reshtë së prodhuari histaminë e cila në rrethana normale është e dobishme për imunitetin. Megjithatë, kjo substancë është transmetues i disa alergjive. Për pasojë, dhimbjet e kokës, kruarjet e simptoma të tjera të alergjive do të jenë më të shpeshta.

Lodhja kronike

Toksinat janë përgjegjëse për lodhjen kronike dhe drobitjen e muskujve. Nëse këto vazhdojnë mund të nxisin depresionin dhe luhatjet e shpeshta të humorit.

Shtim në peshë

Nëse mëlçia nuk arrin të nxjerrë nga trupi toksinat e pafiltuara, ato do të akumulohen si depozita të mëdha dhjamore dhe do të përballeni me një shtim të beftë në peshë.

Djersitja

Kur mëlçia ngadalëson funksionet e saj, temperatura e brendshme e trupit do të jetë më e lartë. Kështu që do të djersini më shumë.

Era e keqe e gojës

Era e keqe e gojës, pavarësisht higjienës së ndjekur sinjalizon problemet me mëlçinë, ndaj mos e injoroni.

Aknet

Reagimet që prodhohen në trup pas problemeve me mëlçinë kanë një efekt domino. Problemet me mëlçinë shkaktojnë luhatje të vazhdueshme humori dhe rrjedhimisht nxisin praninë e akneve në fytyrë.

Si të pastroni mëlçinë me lëngun e panxharit

Përbërësit që ju nevojiten:

  • 3 karota të lara e të qëruara
  • 1 panxhar i qëruar
  • 2 mollë të kuqe të lara dhe të prera
  • 6 gjethe kale
  • Një copë e vogël xhenxhefili
  • Gjysmë limoni të qëruar.

Përgatitja:

Nëse nuk keni shtrydhëse frutash mund të përdorni një mikser. Atë duhet ta mbushni me një ose dy gota me ujë dhe më pas të shtoni të gjitha frutat e perimet e përmendura më lart. Përziejini mirë deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm e pa kokrra. Më pas lëngun mund ta kulloni nëpërmjet një nape pambuku dhe ta servirni me akull. Këtë lëng mund ta konsumoni edhe çdo ditë për shëndetin e gjithë organizmit.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top