Mirëqenie

December 5, 2017 | 9:14

Shenjat që kemi parazitë dhe si t’i largojmë ato

Edhe pse është normale që ato t’i kemi në trup, është e rëndësishme që të pastrohemi prej tyre së paku një herë në vit. Nëse jo, atëherë parazitët rriten, shumohen dhe infektojnë trupin. Parazitët gjenden kudo, duke filluar nga uji i pijshëm i infektuar e deri tek ushqimi i pagatuar. Disa parazitë kalojnë gjithë jetën e tyre, ciklin e tyre pa prekur trupin tonë, por disa mund të sjellin inflamacion, dhimbje, infeksion apo sëmundje të ndryshme. Parazitët mund të infektojnë mushkëritë, mëlçinë, zemrën, truri, shtylla kurrizore, gjakun, pankreas, lëkurën, sytë, veshkat dhe uterusin. Disa studime lidhin edhe praninë e tyre me kancerin. Por cilat janë shenjat që mund të keni parazitë?

1

1- humbje e peshës ( shiritët dhe krimbat mund të jetojnë në sistemin tretës dhe këta hanë ushqimin tuaj prandaj nuk shtoni peshë)

2- lodhje (duke qenë se parazitët hanë gjithçka që hani ju, nuk mbetet asgjë për t’u konvertuar në energji. Kjo shoqërohet me ndjesinë e lodhjes, dobësi dhe humbje energjie. Krimbat gjithashtu prodhojnë toksina që mund të mos lejojnë pastrimin e organeve tuaja. Edhe nëse flini mirë, ju prapë ndiheni të lodhur)

3- anemi (duke qenë se hanë ushqimin tuaj, marrin edhe nutrientët e tyre dhe shumë shpejt mund të kaloni në mungesë të hekurit. Kjo shoqërohet edhe me dobësi, dhimbje koke, duar të ftohta, thonj të brishtë etj)

4- probleme me lëkurën (si ekzemë, skuqje e lëkurës etj. Kjo lidhet me toksinat që lirojnë parazitët në trupin tuaj)

5- kruarje e anusit (një ndër shenjat kryesore të pranisë të parazitëve në trupin tuaj).

Çfarë të konsumojmë për t’i larguar?

– Hudhra është mbreti i mbytjes së parazitëve. Një copë hudhër konsumohet çdo natë para gjumit për së paku një muaj.

– Vaj kanelle 1-2 pika në një gotë me ujë.

– Vaj rigoni 2-3 pika në një gotë me ujë ku keni shtrydhur fillimisht lëng limoni të freskët. 3 herë në ditë.

– Vaj kokosi ka qindra përdorime duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve deri tek tiroidet. Sulmon shumë mirë parazitët. 6 lugë gjelle vaj kokosi në ditë.

– Vaj i farave të kungullit në një gotë lëng frutash.

– Turmerik me kos ( 5 gram në një gotë kos).

– Fara lini, chia dhe panxhar të kuq.

– Vitaminë C 2-3 gram në ditë./Mësimet e Diolës

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top