Këshilla & Arsye

May 15, 2018 | 10:43

Shenjat që po bëheni fizikisht të varur nga alkooli

  1. Ka kohë kur përfundoni duke pirë shumë, ose më shumë, sesa e kishit menduar
  2. Më shumë se një herë, doni të ndaloni së piri, ose përpiqeni, por nuk mundeni
  3. Shpenzoni shumë kohë duke pirë ose duke u sëmurur nga efektet
  4. Kërkoni të deheni dhe nuk mendoni për ndonjë gjë tjetër
  5. Shpesh pirja – ose të qenit i sëmurë nga pirja – ndërhyn në kujdesin për shtëpinë dhe familjen, ose shkakton probleme pune apo shkolle.
  6. Nuk e ndalni pijen edhe pse po shkakton probleme me familjen ose miqtë tuaj
  7. Për të pirë, hiqni dorë ose shkurtoni aktivitetet që ishin të rëndësishme ose interesante për ju, ose që ju jepnin kënaqësi
  8. Më shumë se një herë gjendeni në situata, gjatë ose pas pirjes, me risk të lartë për t’u lënduar
  9. Vazhdoni të pini, edhe pse kjo ju bën të ndiheni të dëshpëruar ose të shqetësuar, iu ka shtuar problemet shëndetësore, ose ka shkaktuar humbje të kujtesës
  10. Doni të pini shumë më tepër se sa keni bërë dikur për të marrë efektin që dëshironi, ose shihni se numri i zakonshëm i pijeve ka një efekt shumë më të ulët se më parë
  11. Shihni se kur nuk jeni nën efektet e alkoolit, ju keni simptoma të tilla si: probleme me gjumin, tronditje, shqetësim, të përziera, djersitje, rrahje të shpejta zemre, ose ndjeni gjëra që nuk i keni ndierë më parë

Nëse mund t’i përgjigjeni me po dy ose tre prej simptomave në listë, mund të keni një çrregullim të lehtë të përdorimit të alkoolit.

Nëse mund të thuash po në katër ose pesë simptoma, ky është një çrregullim i moderuar i përdorimit të alkoolit, ndërsa gjashtë ose më shumë simptoma kualifikohen si një çrregullim i rëndë, sipas DSM-5, të cilën psikologët e përdorin për të diagnostikuar çrregullimet mendore.

Sidoqoftë, edhe pse mund të duket problem i rëndë, shumica e njerëzve me çrregullim të përdorimit të alkoolit mund të përmirësohen përmes trajtimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top